"Stresi" lihet i lirë pasi u arrestua
në qendrën e votimit te “Partizani”

në qendrën e votimit te “Partizani”">
TIRANË – Arkimed Lushaj, i cili me emrin e artit njihet si “Stresi” është lënë i lirë pas shoqërimit në polici. Stresi u arrestuar pas disa muajsh në arrati, ku iu vunë në prangat para qendrës së votimit në shkollën “Partizani” në kryeqytet.

Më pas ai  ka postuar një video prej disa sekondash në profilin e tij në Facebook. Me anë të këtij postimi Stresi ka treguar se ndodhet jashtë ambjenteve të komisariatit, ku sipas policisë është shoqëruar.
 
“Sa kam qesh. Ju a çojmë me video që jemi këtu ke lagjia edhe që nuk duhet me i besu mediat rozë asnjëherë,”-thotë Stresi ndërkohë që është duke konsumuar një birrë.
 
 

Sa kam qesh le lot eeeee

Posted by Arkimed Lushaj on 2015-06-21

 
Ai u shoqërua për të kryer verifikimet e nevojshme nëse ishte ende person në kërkim. Disa muaj më parë, policia e shpalli në kërkim atë pasi u arratis nga ambientet e komisariatit Nr 3, ku ishte ndaluar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
 
Pas verifikimeve, rezultoi se çështja ndaj Stresit është pushuar duke mos qenë më në listën e personave të shpallur në kërkim.
 
Arratisja e Arkimed Lushajt, i njohur ndryshe si “Stresi” u ka kushtuar vendin e punës 7 efektivëve të komisariatit numër 3 ndërsa për 8 të tjerë janë marrë masa më të lehta ndëshkimore, ku bëhet e ditur se 3 efektivë janë ulur në detyrë, ndërsa 5 policë të tjerë janë pezulluar pa të drejtë page për 10 ditë.
 
Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit “Stresi” ishte shpallur në kërkim nga policia prej 31 janarit të këtij viti, kur është arratisur nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë.
 
Por vetë këngëtari në muajin prill kishte deklaruar se do të kthehej në Shqipëri pasi sipas tij Gjyqi kishte mbaruar, duke iu referuar ndoshta mbylljes proceduriale të shpallej në kërkim.
 

Welcome back Stresinjo

Posted by StReSi on Sunday, June 21, 2015


kom 4
(Komisariati nr.4 ku ëdhtë shoqëruar "Stresi" pas ndalimit nga policia para qendrës së votimit) 
partizani
(Qendra e votimit në Gjimnazin Partizani në kryeqytet, para së cilës u ndalua Arkimed Lushaj) 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës