Tabaku: TVSH-ja për biznesin e vogël, 50 mijë subjekte drejt falimentit, 20% rritje çmimesh

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e intervistuar sot nga Report TV pas një tryeze të opozitës me biznesin e vogël, foli lidhur me valën e protestave që pritet të mbëhsteten nga Partia Demokratike dhe aleatët me target grupet, përfaëqsues të bizneseve por edhe familjet që preken nga përfshirja e një numri biznesesh të vogla në skemën e TVSH-së.

Tryeza, doli në konstatim se biznesi i vogël kundër tv, argumentat për nismën?

PD që kur qeveria tha se do të përfshijë në TVSH bizneset me xhiron nga 2 milionë lekë e sipër, pati kundërshtitë e veta, duke patur parasysh si funksionin skema. Ndërkohë që sot bizneset e dëshmuan vetë që të gjitha argumentat që kemi dhënë, janë ato që biznesi po përjeton. Bizneset e vogla nëse futen në skemën e TVSH do kenë një rritje masive çmimesh, që shkon nga 6 deri në 8 për qind për disa biznese, dhe deri në 20 përqind për bizneset e tjera, sikurse janë fruta perimet etj. Do të kemi një ulje të konsumit dhe një rënie të fuqisë blerëse, duke parë edhe rritjen e mëparshme të taksave. Do të ketë një rritje të informalitetit. Sot bizneset po mbyllen pasivisht si rezultat i rritjes së taksave dhe tarifave të tjera lokale. Kemi një shifër prej 50 biznesesh që mbyllen çdo ditë, kjo do të rritet pas 1 prillit. Bizneset deklarojnë që do të kenë ose heqje dorë nga fitimi i tyre, oshe heqje të punonjësve në masë. Pra do të kemi persona që dalin nga tregu i punës dhe duke parë që 95 përqind e të punësuarve janë nga bizneset e vogla, janë biznese që mbajnë familje të tëra dhe e ardhmja e thuajse 50 mijë bizneseve vihet në rrezik.

Për sa i përket informalitetit, e rrit apo e ul përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH?

Ne nuk po flasim këtu për hipoteza, por po flasim për të vërteta. FMN thotë se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do ta rrisi informalitetin, sepse bizneset do të detyrohen të nëdeklarojnë për të kapur xhiron 2 milionë, do detyrohen që të mbyllin biznesin, të kalojnë në statusin pasiv dhe të hapin një biznes të ri për të kapur xhiro më të vogël se dy milionë. Administrata tatimore nuk e ka kapacitetin për të menaxhuar një numër kaq të madh biznesesh, sepse me 15 milionë euro që do futen në buxhetin e shtetit nga futja në TVSH e biznesit të vogël  është thuajse 1 për qind e gjithë të ardhurave që mbledh qeveria nga e gjhithë TVSH. Kjo ëhstë e vërtetë për një pjesë të madhe të vendeve në tranzicion dhe evropiane, ku limiti hëtsë qëllimisht më i lartë për t’i lejuar këto biznese që të kenë sa më pak shtrëngesa nga shtatei dhe inspektorë tatimore që shkojnë te dera e tyre. Sot llogaritet thuajse 10-12 kontrolle në ditë., duke nisur që nga inspektimet e mjedisit, AKU, taksat dhe tatimet, autoritete lokale, që angazhojnë një pjesë të madhe të kohës të biznesit të vogël.

Biznesi i vogël ka paralajmëruar për nesër një formë proteste me mbylljen e qepenave që i përkrah edhe PD.  A do të kemi një numër të lartë të tyre për protestat?

Unë nuk e parashikoj dot sa biznese mund të mbyllen. Para një jave bizneset i ulën dhe ngritën vetë qepenat. Po të ketë forma të tjera proteste, ne do t’i bashkohemi. S'mund të heshtim tani që biznesi i vogël është në rrezik. 1 orë është një orë shumë e shkurtër që nuk e dëmton as biznesin. Më mirë reagojmë sot, se sa të rrezikojmë për mbylljen masive të bizneseve.

A po teston opozita në këtë mënyrë se si reagon popullsia?

Ne kemi një strategji për protesta. Strategjia jonë është se do të jemi në krah të qytetarëve për çdo kauzë që kemi luftuar këto vite.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Lohja: 10/04/2018 09:58

    Çoroditje nga pafatësia Për vendosjen e TVSH-së në bisnesin e vogël, këto ditë pranvere, zallamahia politike dhe mediatike ka pataksur opinion publik.Politika e shkakton nga mosnjohja e ekonomisë. Pozita, në krye të finacave ka vënë një mësues të gjuhëve të huaja. Ndërsa lideri i opzitës,nga babëzitja për pushtetin ,ka harruar eedhee tabelën e shumëzimit. Mediat dihet se mbajnë anën e njëres palë.Edhe ndonjë media, që kërkon të shtiret si asnjanëse, për intervista,thërrasin gjithfarë specialistësh, me kushtin e vetëm, që mos të jenë ekonomistë.Këto janë arsyet, që opinion publik dhe i bisnesmenëve të vegjël,ju është mbushur mendja,se me futjen e TVSH-së duhet të rrisin çmimet. Për ekonomistët profesionistë,nëse ruhet e njëjta normë fitimi, është e kundërta,pra duhet të ulen çmimet në bisnesin e vogël .Që të jemi më të kuptueshem me qytetarët po konkretizojmë mendimin ekonomik.Një madh është blerë pa fatur TVSH-je, nga bisnesi i vogël 120 lekë.Pronari, ka leverdinë e tij, dhe e shet 150 lekë.Difernca e çmimeve 30 lekë.TVSH- ja që duhet të akumulojë bisnesi i vogel në shitje, ështe një e gjata,e 30 lekëve,pra 5 lekë. Me blerjen me fatur TVSH-je, madhi me vlerë 120 lekë ndahet 100 madhi dhe 20 lekë TVSHja.Pra bisnesit të vogël do t’I rimbusohen çdo muaj,me anë të evidencës 20 lekë.Duke hequr 5 lekëshin që i kërkohet të paguaj vlerën e shtuar për shtijen e tij,në arkën e bisnesit të vogël mbesin tepricë 15 lekë.Me 15 lekë ulet çmimi, në rastin konkret,dhe bisnesi i vogël mbanë të njëjtën normë fitimi , që ka pasur nga praktika e mëparshme. Këto kalkulime janë arithmetikë e thjeshtë.I bën çdo individ, dhe nuk pranojnë demagogjinë e politikës,pavarësisht i cilit krah është.I kujtojmë oponionit publik, se çmimet janë më të ulta në supërmarket, se në bisnesin e vogël,në një kohë, që të parat kanë shumë me shpenzime shitje,se të dytet.Diferenca e çmimit 10 për qind,e shëmbullit të mesipër,si rezultat i rimbursimit të TVSH-se,nuk është shifer e vogël,në normën e fitimit. Bisnesmenët duhen sqaruar konkretisht,me lapsin e mprehur hollë.Opozita nuk ka pse bën zallamahi, sepse nuk i ndihmon konkretisht bisnemenët e vegjël, dhe qeveria të falë gjobat,pa filluar puna !? Praktika ka treguar,së një ekonomi del nga informaliteti,kur presioni i blerësit ushtrohet mbi shitësi.Praktika shtetërore ,në këto dekada, në Shqipëri,ka princip , shtimin e dhunës ndaj shitësve,me gjoba ,me arrestime, kinse po lufton informalitetin.Fakti tregon se asnjëra qeveri nuk ja karritur qëllimit te vet.Pse? Sepse blerësi nuk i kërkohet ndihmë për të displinuar ekonominë. Në Kosovë,për këtë qëllim, është ligjëruar një praktikë e mirë ekonomike. Ne çdo tremuaj,në një vlerë të caktuar,blerësve,u rimbursohen TVSH-ja për madhra të ndryshëm.Kjo praktikë ka bërë që qytetari të mos dalë pa fatur tatimore nga shitorja,sepse është në dëmin ekonomik të tij.Pra, konkretisht, janë harmonizuar interesat ekonomike të blerësit dhe shtetit, per formalizimin e ekonomisë. Në Shqipëri ushtrohet dhunë edhe mbi blerësin.Do të gjobitet ai që nuk merr kuponin tatimore në shitore.Kuponi tatimore në Shqipëri,pasi nuk rimborsohet,nuk ka asnjë interes nga qytetarët të merret, edhe për vatanin është më mirë,se rrugët nuk do të bëhen pis ,nga kuponat tatimore. Edhe pozita,edhe opozita, po çorodisin opinionin publik,nga paftësia e tyre ,në hartimin e politikave ekonomike,ku të harminizohen interesat e taksapagusevë me interesat e shtetit,për të formalizuar ekonominë,e cila ,vetëm atëherë mund të shëndoshet, dhe të sjellë mirëqënje të vazhdueshme të qytetarët. Fatmir Lohja Tiranë,më,10.04.2018

    Përgjigju
    • Unë: 10/04/2018 19:22

      Fatmir Lohja je shumë i saktë. Ju përgëzoj për spjegimin e thjeshtë. Pseudo analistët dhe pseudo politikanët duhet vetëm ti bëjnë një copy - paste spjegimit tuaj dhe mjafton. Tregtarët (ose të ashtuquajturit biznesmenët e vegjël) duhet të sqarohen për përfitimin që kanë me regjistrimin në skemën e TVSH-së që nuk ka asnjë efekt negativ për ata, përveçse efekt pozitiv.

  • ppa: 09/04/2018 17:44

    A e besoni qe kjo " koka ekonomike e PD" te kete paguar ndonjehere taksa? Flet kot me kot !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump