Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për dështimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, një reformë që është miratuar 10 vjet më parë.
Ajo theksoi se objektivat e ligjit nuk janë arritur dhe ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë për dështimin në trajtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme.
Tabaku ngriti shqetësime edhe për mijëra dosje që ende janë në proces gjyqësor dhe për mungesën e mundësive për kompensim fizik. Ajo e cilëson këtë reformë si një tjetër dështim të qeverisë socialiste, duke theksuar se pa zgjidhjen e drejtë të pronësisë nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe juridik.
Në fund, deputetja kritikoi shpërndarjen e 14 milionë eurove nga qeveria për kompensim, duke e cilësuar këtë shumë si “një pikë uji në oqeanin e detyrimeve” të papërmbushura.
Komente










Po se mos e ndritet ju qe e kishit ne dore qe diten e pare, ti kthenit pronat pronareve! Po komunisti "demokrat" komunist mbetet, shkon ben "reforme agrare" dhe miraton ligjin antishqiptar 7501!
PërgjigjuZnj.Tabaku,perse akuzoni vetem PS dhe lani duart si Pilati?!Per kthimin e kompensimin e pronave jeni te dyja,PS dhe PD, bashkefajtore. Se pari,asnje prej jush nuk votoi te kthehej prona tek te zotet.Se dyti,Berisha lejoi levizjen e lire e /token e xanum/.Se treti,nese Berisha lejoi katrahuren, PS nuk leshoi nje /pip/ per c'ka po ndodhte,nuk kerkoi asnje llogari.Se katerti,/legalizimi/ i te paligjshmes u perdor nga te dyja palet per vota,duke legjitimuar paligjshmerine e duke shtuar barren e kompensimit te shtetit ndaj individeve dhe tani akuzoni po njeri-tjetrin(gjithemone per te marre pike te elektorati) per vonesa e burokraci qe normalisht nuk duhet te ndodhnin sikur te ekzistonte shteti i se drejtes e te mos benit gabimet qe bete te dy PD e PS.
PërgjigjuO yll, sa e bukur qe je.
Përgjigju