Tatimet forcojnë kontrollet në bregdet/ Pas 'Tropikalit' dhe 'Markela Kokëdhima' bllokojnë edhe 'Adriatik 2'

Tatimet forcojnë kontrollet në bregdet/ Pas 'Tropikalit' dhe 'Markela Kokëdhima' bllokojnë edhe 'Adriatik 2'

'Adriatik 2' në Golem

Strukturat e Hetimit Tatimor njoftojnë se janë duke vijuar kontrolle verifikimi për subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonat turistike në vend, konkretisht në bregdet, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave në terren janë konstatuar tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje. Një resort i njohur i bllokuar gjithashtu nga Tatimet, është edhe ai në Qeparo, 'Markela Kokëdhima' në pronësi të ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima. Ndërsa më herët u bllokua "Tropikali" në Durrës dhe disa resorte të njohura në Dhërmi dhe Gjirin e Lalzit.

Nga kontrollet e ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Qendror janë konstatuar rastet, për të cilat u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin “Adriatik 2”, me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin hotel “Kamomil” me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin bar kafe “ Favol” me vendndodhje Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Ndërsa referuar kontrolleve të ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Jugor, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Dorjan Maze, me vendndodhje Borsh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Aleksandër Duka, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Floreta Dura, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Florika Feruli, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Spiro Llajo, me vendndodhje në Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më pozitive e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 29/07/2018 21:42

    Po ca thua more kan bllokuar ato qe skan mik e lek se ka plot ti porosit ushqim e pije dhe kuponin ta sjell vetem me pijet kurse ushqimin ta shkruan me fatur blloku nga ato tvjetrat

    Përgjigju
  • Ardiana: 29/07/2018 12:07

    Bravo shtet te lumte dora mire ua bere këtyre " krimineleve" qe bëjnë biznes. Po ku je ti shtet 11 muaj te tjete qe keto biznese " vdesin" Per bukë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD