Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor njofton se ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër  të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.  

Në njoftimin e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjekti i parë që renditet tek lista e e subjekteve të pezulluara i referohet hotelit të ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima, në zonën e Qeparoit.

"Strukturat e Hetimit Tatimor, kanë konstatuar se subjekti "Markela Kokëdhima”, me vendndodhje në Gjirin e Panormit (Qeparo Fushë) kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik", thuhet në njoftimin e Tatimeve.


(Resorti i bllokuar në Qeparo)

Gjithashtu, në datë 26 korrik nga strukturat e Hetimit Tatimor  Rajoni Jugor u konstatuan shkelje nga ana e subjektit “Valta Hotel”, me vendndodhje në Qeparo, Himarë. Ndaj tij është marrë masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarikë për “moslëshim kuponi tatimor” (hera e dytë).

Ndërsa nga kontrollet e tjera të ushtruara në Himarë, Ksamil, Qeparo, Borsh, etj.. u morën edhe masat si më poshtë vijojnë: 

- Për subjektin Ardenis Hamza, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Camping Kranea, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mariglen Lika, me vendndodhje në Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Kelen-ja, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. 

- Për subjektin Vladimir Lani, vendndodhja Qeparo,  penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Dëshira Mahili, vendndodhja Ksamil, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Farije Jahaj, vendndodhja Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. 

- Për subjektin Bujar Kofina, vendndodhja Borsh, aktivitet i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH

- Për subjektin Areti Likoka, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e  tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.