Tentoi të vrasë bashkëfshatarin 20 vite më parë, Greqia ekstradon 56-vjeçarin

Tentoi të vrasë bashkëfshatarin 20 vite më parë, Greqia ekstradon 56-vjeçarin

Hashim Isufi, 56 vjeçari i esktraduar sot nga Athina

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës për tentativë vrasje rreth 20 vite më parë. Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

56-vjeçari në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë ditën e sotme.

Njoftimi i Policisë: 

Rinas

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar :

- Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbatje pa leje” e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot