Lezhë - Një 17 vjeçar i cili para shtatë muajsh tentoi të vriste një 34-vjeçar pas një konflikti ka rënë në prangat e policisë së Lezhës.
I riu i cili ishte në kërkim prej shtatë muajsh goditi me sende të forta 34-vjeçarin dhe e përplasi me makinë.
Ndaj tij rëndojnë veprat penale për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë policia vijon punën edhe për kapjen e personave të tjerë që u përfshinë në konflikt.
"Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç. Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Komente








