Tërmet 3.7 ballë në jugperëndim të vendit, lëkundet sërish Vlora

Tërmet 3.7 ballë në jugperëndim të vendit, lëkundet sërish Vlora

Foto ilustruese

Një tërmet është ndjerë gjatë paradites së sotme në jugperendim të vendit. Tërmeti me magnitutë 3.7 ballë i shkallës Rihter është ndjerë në jugperendim të vendit.

Tërmeti është i radhës pas një sërë tërmetësh që lëkundën Vlorën gjatë kësaj jave që po lëmë pas.

Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër 14  kilometra nga Orikumi. Tërmeti ka qenë me një thellësi vetëm 2 kilometra.

Nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.

Sipas banorëve të zonës lëkundjet kanë zgjatur pak dhe janë dëgjuar edhe në fshatrat përreth, në Bashaj Vermik e Matogjin, por lëkundjet nuk ishin si herët e fundit ku qarku i Vlorës u godit nga tërmete të një njëpasnjëshme.


(Tërmeti i regjistruar gjatë ditës së sotme)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian