Tërmet i fortë me magnitudë 7.1 godet Japoninë, paralajmërohet për cunami

Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet jugore të Japonisë jugore ditën e sotme, ndërsa është  paralajmëruar për cunami.

Sipas CBS Neës, deri më tani nuk raportohet për viktima.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti, i cili goditi në orën 16:43 me orën lokale, ishte me magnitudë 7.1 ballë dhe kishte qendër në prefekturën Miyazaki të ishullit të madh perëndimor të Kyushu. Tërmeti ishte një thellësi prej rreth 18.6 miljesh.

Televizioni publik japonez NHK tha se kishte raporte për thyerje të xhamave në aeroportin Miyazaki pranë epiqendrës.

Japonia ndodhet në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit dhe është një nga vendet më të prirura nga tërmetet në botë. Një tërmet më 1 janar në rajonin veri-qendror të Japonisë, Noto, la më shumë se 240 të vdekur.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë