Tërmetet, sizmiologu: 932 lëkundje për një muaj, çfarë pritet të ndodhë

Tërmetet, sizmiologu: 932 lëkundje për një muaj, çfarë pritet të ndodhë

Foto ilustruese

Plot 932 lëkundje tërmeti janë regjistruar për një muaj në vendin tonë. I fundit ishte mjaft i fortë, i regjistruar pikërisht ditën e sotme me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter me epiqendër pranë Bulqizës. Sipas sizmologëve ai është i ngjashëm me atë të vitit 2017, në po të njëjtën shtrirje.

“Epiqendra është në veri të Bulqizës, magnituda është 5.1, paksa më e ulët se ajo e 4 korrikut, por ndjeshmëria gjithmonë favorizohet nga kushtet tektonike të tërmetit, pra nga thyerja tipike që gjeneron tërmeti. Tërmeti është ndjerë fort lokalisht për shkak të thellësisë, ka pasur një thellësi prej 23 km dhe kjo ka bërë që tërmeti të ndjehet gjerësisht, edhe jashtë kufirit si në Maqedoni dhe Mal të zi, sipas të dhënave që disponojmë paraprakisht”, shprehet Edmond Dushi, sizmiologu i Institutit të Gjeoshkencave.

Sipas sizmiologut të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, lëkundjet sizmike do të vazhdojnë: “Mendoj që do të ketë pasgoditje të tjera, nuk mund të them se sa do të jetë intesiteti i tyre, dmth a do të jetë njësoj me atë të gjirit të Lalzit apo do të jetë me një ritëm më të ulët, por që pasgoditje do të ketë”. /Top-Channal

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë