Tiranë,artistja e re 16-vjeçare vdes
pas operacionit në gju te privatiBlerta Pepa këngëtare e "Gjeniut"

Tiranë,artistja e re 16-vjeçare vdes<br />pas operacionit në gju te privatiBlerta Pepa këngëtare e
TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin privat "Continental" në Tiranë, ku një vajzë 16 vjeçare ka ndërruar jetë pas një operacioni në gju.

16-vjeçarja Blerta Pepa, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin "Çajupi", ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të mëngjesit të kësaj të marte, pasi ishte operuar pas këputjes së ligamenteve. 
 
E mitura kishte pësuar dëmtime në këmbë të premten në shkollën "Çajupi" gjate orës se fiskulturës, ndërsa ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit "Continental", që ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Pasi i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, mjekët kanë vendosur të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale mbrëmjen e vonë të së dielës, por gjithçka ka shkuar keq.  

blerta pepa
(16-vjeçarja që humbi jetën gjatë operacionit, Blerta Pepa)

Vajza nuk u u zgjua më! Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, mjeku anestezist Tefik Zhurda, 53 vjeç, banues në Tiranë, ka pësuar infarkt, ndërkohë që ka mundur t'i mbijetojë. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve në QSUT.
anestezisti tefik zhurda
(Mjeku anestezist Tefik Zhurda)

Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës të 16-vjeçares. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e pacientes. 

E mitura po operohej në këmbë
16-vjeçarja Blerta Pepa po operohej nga një frakturë në këmbë.

Mësohet se ajo kishte pësuar dëmtime në këmbë gjatë orës së fiskulturës dje në mëngjes në shkollen e mesme "Çajupi" në kryeqytet dhe pas rezonancës magnetike ka rezultuar se nevojitej ndërhyrja kirurgjikale. 

Operacioni është zhvilluar rreth orës 19:30 të pasdites së djeshme, megjithëse ka qenë i planifikuar të zhvillohej në 10:30 të paradites, ndërsa mësohet se ndërhyrja ka shkuar mirë. Pas disa orësh, pacientes duhet t'i dilte narkoza, por në këtë moment kanë filluar komplikacionet e para. Të resë i është bërë kontroll nga mjekët dhe nga këto komplikacione, zemra e Blerta Pepës, 16-vjeçe, ka pushuar.

Dyshohet se mjeku anestezist i ka injektuar sasi të madhe narkoze. Pas disa orësh në spital, mjeku T.Zh i ka injektuar vetes së tij të njëjtën lëndë, narkozë, me qëllim që t'i japë fund jetës. 

Mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.  

Ngjarja në spitalin privat "Continental"
Ngjarja e rëndë është regjistruar në një spital privat në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se operacioni ka qenë i lehtë, pasi e mitura po operohej nga ligamentet në gju, por gjithçka është komplikuar gjatë ndërhyrjes dhe e mitura nuk ka mundur të dalë me shenja jete nga salla e kirurgjisë. 

Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur gjithashtu se ka pasur edhe një debat mes familjarëve të viktimës dhe mjekut anestezist. Ky i fundit, në gjendje shoku ka tentuar t'i japë fund jetës. 

Babai i Blerta Pepës per Report Tv: Spitali privat ma vrau vajzën, shteti të veprojë
Në shtëpinë e Blerta Pepës janë hapur dyert e mortit ndërsa vaji e lotët nuk kanë pushuar nga çasti që 16-vjeçarja humbi jetën në sallën e operacionit në spitalin privat ‘Continental’.

Britmat e vajtimit dëgjohen në mbarë lagjen, ndërsa nxënës të shkollës ‘Çajupi’ kanë pushtuar banesën e shoqes së tyre që nuk jeton më.
 
Për Report Tv, Bardhyl Pepa, babai i vajzës nuk ngurron të rrëfejë momentet më të rënda të jetës së tij, sesi vajza, ‘jeta ime’ siç e quan ai, i iku për shkak të një operacioni në gju të planifikuar në një spital privat . Babai i Blertës ka një apel për shtetin, “të verë duart në këto klinika që hapen dhe reklamojnë emrin me të madhe”.

Blerta, vajza juaj u shua papritur...
Dhimbja është shumë e madhe, më iku një jetë, më iku ‘jeta ime’, vajza ime për arsye të mjekësisë që kemi sot. Në këtë situatë, vajzës i ndodhi një pakujdesi shumë e rëndë nga spitali ‘Continental’, që ka marrë një emër të madh dhe në këtë gjë që ka bërë ky spital, më mori jetën e vajzës.
Për një arsye të kotë, për një ligament që m'u vra vajza, një menisk i dëmtuar më iku jeta e vajzës. Mospakujdesia e mjekëve, të anestezistëve, shkaku që morëm vesh është se i kanë futur dozë të tepërt të fortë. Dhe vajzën unë e kam dërguar me duart e mia tek ata, u kam thënë që vajza është alergjike, që ia bëjnë ndërhyjen apo jo dhe ata më thanë që mund të bëhet operim. Per me shume lexo INTERVISTEN E PLOTE



Daja i Blertës per Report Tv: Spitali diskutonte eurot, operacionin e quajtën të thjeshtë
“Blerta e vogël na la për një operacion në gju”.

Mes lotësh Artjon Shkoza, daja i Blerta Pepës, 16-vjeçares që humbi jetën pas një operacioni në gju në një klinikë private në Tiranë tregon për mikrofonin e Report Tv gjithë hapat që ndoqën që në momentin që mbesa iu vra në shkollë gjatë orës së fiskulturës.  

Shkoza thotë se operacioni kushtonte 3 500 euro dhe se spital pranoi që të paguheshin me këste, pasi familje nuk e kishte gjithë shumën.

Në fillim 1500 euro dhe në qershor, pjesa e mbetur. Kurse pjesa e operacionit sipas tyre ishte një gjë rutinë, shumë e thjeshtë dhe nuk kishte asnjë gjë për t’u shqetësuar, rrëfen Artjoni për Report Tv.
Daja i Blertës thotë gjithashtu se mjekë të tjerë u kishin rekomanduar që të prisnin për operacionin pasi ligamenti mund të riparohej me kalimin e kohës pasi fëmija ishte në rritje, por mjeku gjerman i spitalit ‘Continental’ u dha garanci të plotë për operacionin, ndaj ata morën përsipër hapin për të bërë operacionin.

“Mjekë të tjerë na kishin thënë që ne duhet lëmë për më vonë për shkak të moshës, na thanë se ligamenti do riparohej, nuk do përsëritej dëmtimi se ishte bëhej fjalë për një fëmijë dhe ishte në rritje. Kurse mjeku gjerman Ulf Hebins tha se Blerta ka arritur një farë pjekurie dhe nuk ka komplikime dhe tha që me metodën që unë përdor se mënyra sesi futem unë në gju nuk do ketë problem.
Operacioni kushtetonte 3500 euro, ishin dy ndërhyrje, ligamentet dhe menisku. Familja nuk i kishte gjithë paratë dhe spitali garantoi që të paguhej me dy këste, dmth gjysmën tani para operacionit dhe gjysmën ta paguanim në muajin qershor”.

Më tej Artjoni tregon sesi pritën për operacionin më orë të tëra në spital deri sa erdhi mbrëmja’.
“U thashë, ka problem të futet kaq vonë?
më thanë që nuk ka asnjë lloj problemi. Në orën 10 e pak del doktori që bëri operacionin dhe na shpjegoi se gjithçka doli në rregull. Ai iku se mbaroi punën e vet, por nuk po merrnin lajme nga Blerta.
U interesova, ishte e rëndë ajo që po ndodhte në sallë (qan) po i bënin frymëmarrje, po i bënin mjekime, pompime me dorë. Nuk pritej për një dëmtim gjuri, një operacion që nuk do kishte probleme, pas 1 ore e gjysëm u moren mjekët na thanë që Blerta kishte mbaruar”.

Blerta konkurroi te "Gjeniu i Vogël" në 2014
Nxënësja e "Çajupit", Blerta Pepa, ishte e njohur edhe për publikun pasi ka qenë konkurrente e edicionit "Gjeniu i Vogël" në vitin 2014. 

Blerta angazhohej edhe në koncerte te ndryshme të zërave rinorë, ndërsa mësohet nga familjarët se kënga ishte ëndërra dhe pasioni i saj. 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës