Tiranë, punëtori bie nga kati i 10-të i pallatit në ndërtim, humb jetën/VD

Tiranë, punëtori bie nga kati i 10-të i pallatit në ndërtim, humb jetën/VD

Pallati në ndërtim në rrugën George Bush nga ku ra punëtori)

Një punëtor ka rënë nga një pallat 13-katësh në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen. 40-vjeçari me inicialet B.A ishte duke punuar te ky pallat dhe në një moment ka rënë nga kati i 10-të, duke marrë plagë të shumta në trup dhe ka gjetur vdekjen. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush”, vetëm pak metra larg Parlamentit të Shqipërisë. Ambulanca ka marrë trupin e 40-vjeçarit, ndërkohë që Policia po heton për shkaqet e aksidentit. 

Uniformat Blu po verifikojnë nëse janë plotësuar kushtet teknike në punë, dhe për këtë po kontrollohet dokumentacionin dhe kushtet e punës. Investitori i këtij pallati është firma “Al-Fam” Sh.p.k dhe sipërmarrës është Salillari Sh.p.k.


Pallati në ndërtim në rrugën George Bush nga ku ra punëtori



(Pallati në ndërtim në rrugën George Bush nga ku ra punëtori)

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Informacion paraprak

Me datë 18.04.2018, rreth orës 16:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në qendër në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia një shtetas.

Menjëher në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën "Xhorxh Bush" në një pallat në ndërtim, shtetasi B.A., 40 vjeç, duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për veprimet e mëtejshme. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gzimo: 18/04/2018 18:57

    Pse nuk arrestojne Salillarin, apo oligarket nuk preken...

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/04/2018 18:37

    Gjynah i shkreti. Ku jan rregullat e sigurimit per punetori ketu? ne kete rast jasht shtetit ne vendet e BE hyn ne burg perjet. Ngushellime familjarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës