Trajnohen për t’u bërë biznesmenë, apeli i të rinjve: Hiqni dorë nga emigracioni

Të rinjtë sipërmarrës ka qenë fokusi i trajnimit mbështetur nga ministria e Financave dhe GIZ, nëpërmjet të cilit 96 persona të trajnuar për 10 ditë dhe këshilluar për rreth dy muaj nga projekti IDEA morën certifikata për idenë e tyre të biznesit.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar pjesëmarrësit u njohën me fazat e tjera të përfitimit të grantit nëpërmjet të cilit do të kenë edhe përfitim financiar, 4000 euro për ata që aplikojnë vetëm dhe 7000 euro për ata që aplikojnë në çift.

Arjan Grëmbi është një prej fituesve. Ai punon si oficer bankar prej 10 vitesh, por rreth 4 vite më parë ai mësoi për kultivimin e luleshtrydhes duke përfituar kështu edhe një profesion tjetër, atë të fermerit.

Prej 4 vitesh ai nisi të kultivojë luleshtrydhe në serra në zonën e Fierit. Sot, së bashku me mikun e tij Oltin kanë marrë pjesë në trajnim për të sjellë idenë e tyre të biznesit, kultivimin e luleshtrydheve në serra me kate.

Ideja që ne kemi është të investojmë në ndërtimin e serrave me kate në mënyrë që të intensifikojmë numrin e bimëve për të njëjtën sipërfaqe. Nëse sot kultivohen 7500 bimë në kultivimin tradicional në serrë me investimin e serrave me kate numri i bimëve shkon gati trefish.

Arjan Grëmbi-Fitues në trajnim

Sipas Arjanit ky investim do të sjellë gati dyfishimin e fitimit financiar për fermerët.

Në një sipërfaqe prej 1 dynym në një sezon total shkon fitimi në 400-500 mijë lekë të reja, ndërsa me investimin në serrat me kate, fitimi do jetë te 1.2 milionë lekë deri në 1.5 milionë lekë të reja për dynym.

Arjan Grëmbi-Fitues në trajnim

Ndërsa,Rinalda dëshiron që në fshatin e saj në Pukë të hapë një bujtinë. Sipas saj të rinjtë kanë kërkuar të largohen në Gjermani për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe hapja e këtij biznesi do të krijonte vende punë në mënyrë që të rinjtë të punësohen në vendin e tyre

Unë jetoj në atë fshat ku dua të hap edhe bujtinën. Duke qenë se ka lëvizje demografike, një gjë jo shumë e mirë për vendin, duke qenë se të rinjtë nuk kanë se ku të punësohen, janë drejtuar edhe Gjermanisë dhe janë kthyer mbrapsh. Po ashtu duke parë dhe skemën e granteve, të motivohen dhe ata persona që kanë qenë azil kërkues edhe kjo ishte një shtysë për të ndihmuar ata të rinj që janë kthyer mbrapsh pa asnjë lloj shprese.

Rinalda Lika-Fituese në trajnim

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot