POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Truku që ju duhet të gjithëve! Si ta kuptoni brenda 5 sekondave sa e freskët është veza

Foto ilustruese

Shpesh herë gjendeni përballë pikëpyetjeve nëse një vezë është e freskët mjaftueshëm. Duke qenë se në shumicën e kutive që shiten nuk ka asnjë datë skadence, atqëherë ju detyroheni të ushqeheni me frikë dhe me dyshime. Por tashmë me anë të një truku kaq të thjeshtë do të jeni shumë të sigurt për vezët që do të konsumoni.

Ju duhen vetëm: Vezët dhe një tas i mbushur me ujë (sigurohuni që është mjaftueshëm thellë që veza të zhytet dhe të mbulohet disa centimetra).

Vendoni me kujdes vezën në tasin e mbushur me ujë.Nëse veza zhytet në pjesën fundore të tasit dhe bie në anë, atëherë është shumë e freskët dhe tërësisht e shëndetshme për t’u ngrënë.

Nëse veza zhytet, por “qëndron” lart, është ende e sigurt për t’u ngrënë, por duhet ta bëni shumë shpejt. Dhe në qoftë se veza del në sipërfaqen e ujit, atëherë duhet të dini se kjo vezë nuk mund të konsumohet!

Shpjegimi i trukut: Lëvozhga e vezës është gjysmëpërçues dhe tek vezët e prishura ndodh që lëngu të thahet e të mbushet me ajër. Kjo tregon që veza është e prishur dhe nuk hahet më.

fl.mi.
Komento