Një lajm i mirë vjen për ekonominë shqiptare. Këtë vit, sipas një raporti të Ministrisë së Financave, ajo pritet të rimëkëmbet me 5.5%, pas një rënie në vitin që lamë pas si pasojë e pandemisë me 4.4%. Ndikim pozitiv sipas raportit të Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2022-2024, thuhet se do të ketë konsumi dhe investimet
“Gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Ndërkohë, kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë një efekt pothuajse neutral”, thuhet në dokument.
Konsumi që në vitin 2020 ra më shumë se 3.4%, për 2021 do të ketë rol të rëndësishëm në rikuperimin e ekonomisë pasi pritet të rritet me 3% dhe do të nxitet nga besimi ikonsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës.
Nga ana tjetër gjenerimi i vendeve të reja të punës dhe stabilizimi i tregut pritet të sjellë edhe rritje të pagave për qytetarët, dhe të ndikuar nga ky fakt ata do të rrisin edhe konsumin.
Kurse sa i takon investimeve ato do të ndikohen nga shfrytëzimi më i madh i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare, lehtësimi i standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm nxitës për investimeve private në afatin e mesëm.
Përsa i takon sektorëve ndikimin më të madh pozitiv do të ketë turizmi i cili vitin e kaluar ka pasur rënien më të fortë, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për të frenuar përhapjen e pandemisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turizmi “shtylla” kryesore! Ekonomia rritje 3.9% deri në 2028, borxhi zbret në 52%, por tek bujqësia vijon kriza
14 Shkurt, 15:35
-
Emetohet eurobondi 650 mln euro me interes 5%! Shlyerje deri në vitin 2035
14 Shkurt, 14:37
-
Plani i të ardhurave vjet, nuk u realizua me 45 mln euro! Më 2024 u mblodhën 659 mln euro më shumë se më 2023, zhvlerësimi i euros ndikoi negativisht
2 Shkurt, 16:50
-
Shpresë për eksportuesit! Euro 'ngre kokë' për herë të parë prej gushtit të 2024-ës
29 Janar, 15:22
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor 2024, 21:48
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42