Tsipras: S'ka çështje çame dhe diskutime për ndryshimin e kufijve tokësore me Shqipërinë

Tsipras: S'ka çështje çame dhe diskutime për ndryshimin e kufijve tokësore me Shqipërinë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë Tsipras duke folur për negociatat me Shqipërinë për problemet e vjetra është shprehur prerë se çështja çame nuk ekziston. Ai ka deklaruar gjata konferencës në panairin e Selanikut, se mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, por më parë Tirana duhet që të plotësojnë disa kushte.

Disa përpiqen të fusin nga “dritarja” çështjen çame, por nuk ekziston kjo çështje. Çështjet që do të diskutohen duhet të jenë të zgjedhura mirë dhe me mençuri. Gjithashtu dëgjohen shumë zëra, disa prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, si për shembull pastrimi dhe mirëmbajtja e piramidave në kufirin tokësor. Disa thanë se ka të bëjë me një përcaktim të rinj të kufijve, por ky proces nuk ka asnjë lidhje me këtë gjë. Negociatat me Shqipërinë janë çështje të vështira, por bisedimet janë në klimë pozitive. Greqia mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta. Shumë nga këto premtime janë prej viti 2009, si; zonat detare, librat shkollorë dhe ndryshimin e tyre, varrezat dhe të drejtat e minoritetit grek

Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë

Prej muajsh Shqipëria dhe Greqia janë duke negociuar për çështje të ndjeshme mes dy vendeve. Pak kohë më parë, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka sqaruar se nuk po negociohet për ndryshim kufijsh por për një proces teknik për mirëmbajtjen e piramidave tokësore. 

Ndërkohë që në Ballkan, çështja e rishikimit të kufijve është kthyer në kryefjalë pas debatit në Prishtinë dhe Beograd, por Presidenti Vuçiç sot nga Kosova e mohoi duke u shprehur se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Qëndrimi i ri i Presidentit serb vjen pas deklaratave të Merkel nga Maqedonia. Kancelarja gjermane u shpreh kategorikisht kundër idesë për rishikimin e kufijve, pasi mund të sillte destabilitet në Ballkan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
‘S’ka Çamëri’/ PDIU i përgjigjet ashpër Greqisë dhe akuzon Ramën

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Greqisë, i cili u shpreh sot se çështja çame nuk ekziston dhe nuk është në tavolinën e negociatave mes dy vendeve. Doda lëshon akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, ndërsa shton se çdo pushtetar përgjegjës duhet ta dijë mirë se do zhduket shumë shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes e tradhtisë që ata mbollën e po rrisin përditë mbi kurrizin e Çamërisë martire.

Ekstremisti i majte Cipras, tashme i garantuar nga Rama edhe si partner strategjik, sot ka deklaruar se çeshtja çame nuk ekziston, se do marre detin, varrezat, te drejtat per te gjallet e te vdekurit e tyre ne kte vend. Po sot partneri strategjik i Edi Rames deklaron se nuk njeh masakrat, debimet, rrembimet, vrasjet e vjedhjen e pronave ne Çameri, madje guxon e shkon deri aty sa thote se do heqë emrin Çameri nga tekstet shqiptare... Rilindja si vazhdimesi e politikes se kuqe te diskriminimit dhe krimit mbi popullsine Çame po ridimensionohet bindshem. Bijte e eterve qe vrane popullsine Çame ne Çameri se bashku me bijte e eterve te kuq ketu ne Shqiperi qe persekutuan per gjysme shekulli popullsine e martirizuar qe erdhi te gjente strehe ne shtetin ame, sot vendosin ti zhdukin edhe emrin... Por sot duhet ta dine mire, e ta mesoje çdo pushtetar pergjegjes ne kete vend, se para se te zhdukni emrin, te drejten e historine e Çamerise, do zhduket shume me shpejt mbrapshtia edhe fara e urrejtjes dhe tradhetise qe ata vete mbillen e po rrisin perdite mbi kurrizin e Çamerise martire. Ne nuk harrojme!!!

Mesila Doda

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cameria: 09/09/2018 18:18

    Zoti Cipras:Po ku eshte Cameria qe Napolon Zerva beri masakra cnjerezore,si mund te fshihet nga historia nje barbari e tille kaq lehte.Cfare te drejtash kerkoni ju per minoritetin grek ne nje kohe qe ju nuk keni lejuar asnjehere te flasin shqip shqiptaret etnik qe nga Plaka e Athines deri ne Epirin Shqiptar.Per cfare kufijsh detar flisni kur Korfuzi eshte truall shqiptar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet