U arrestua i dehur në timon, kapiteni i Partizanit lirohet para derbit, gjykata vendos 'detyrim paraqitje'

U arrestua i dehur në timon, kapiteni i Partizanit lirohet para derbit, gjykata vendos 'detyrim paraqitje'

Alban Hoxha

Dy ditë pas arrestimit, gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu kapitenin e ekipit të Partizanit, Alban Hoxha. Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje dy herë në muaj për Hoxhën, i cili u arrestua ditën e diel në rrugën “George W Bush” pranë parlamentit pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Futbollisti i kombëtares kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara dhe në testet e kryera rezultoi të ishte në masën 0.51 mg/l, rreth 0.30 mg për litër.

‘Gardiani’ i portës së kuqe ka qenë i pranishëm në gjykatë, ndërsa jashtë ambienteve ishte dhe partnerja e tij, këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Momenti jo i mirë për ekipin e Partizanit vjen vetëm pak ditë para derbit me Tiranën, që do të zhvillohet ditën e premte. Edhe pse gjykata e liroi ende nuk dihet se cfarë qëndrimi do të mbajë ekipi i kuq për kapitenin e tij në prag të një sfide shumë delikate. Kujtojmë që Hoxha nuk ishte në fushë as në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit në Vlorë, pasi ishte i dëmtuar, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do ta falin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent: 27/11/2018 17:16

    Me siguri policia ka qene *tironse* qe e ka arrestuar.

    Përgjigju
  • redi: 27/11/2018 13:43

    Per Alban Hoxhen gjykata dha nje vendim te drejte dhe te jete paralajmerim per mos perseritje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot