POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Velipojë, 18-vjeçari dëmton kafkën duke u hedhur në ujë, urgjenca e shpëton, transportohet në Tiranë/ FOTO

Helikopteri duke transportuar 18-vjeçarin nga Velipoja

Velipojë-Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës ku një 18-vjeçar, Enison Mustafa,  u shpëtua teksa duke u hedhur nga një lartës prej dy metrash në cektinë ka marrë ndëmtime në kokë dhe në shyllë kurrizore.

Falë ndërhyrjes nga ndihma e shpejtë e ekipit të urgjencës dhe mjeteve të reja jetëshpëtuese së autoambulancës pranë plazhit të Velipojës.

18 vjeçari është hedhur nga 2 metra lartësi në cektinë dhe është dëmtuar në kafkë, ndëryrja e skuadrës së emergjencës në plazh dhe ndëryrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur shpëtimin e tij.

I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me Njësinë e helikopterëve dhe po trajtohet nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali.

18 vjeçari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së sotme për Report Tv pushuesit shprehën shqetësimin për mungesën e rojeve bregdetare.


(Autoambulanca duke transportuar 18 vjeçarin)

e.gj.
Komento