TIRANË- Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, Enkelejda Hallunaj me profesion stomatologe është vetëvrarë duke u hedhur nga një pallat në rrugën  Vaso Pasha" në kryeqytet. Burime policore i thanë gazetarit të Report TV se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:16, ndërkohë që sinjalizimet e para për ngjarjen u dhanë rreth orës 13 e 40.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi bashkëshorti i saj kaloi testin e vështirë të Vettingut.

Burime për Report Tv bënë me dije se 37-vjeçarja Enkelejda Hallunaj, nënë edhe e një vajzë 11-vjeçe, prej disa vitesh kurohej për shqetësimet psikike që kishte shfaqur. Madje në momentin e ngjarjes ajo ka qenë në banesën e prindërve të saj e cila është një kat më poshtë banesës së çiftit Hallunaj. Nga ky ballkon Enkelejda Hallunaj është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pranë trupit të pajetë në rrugë, asaj i janë konstatuar në duar edhe disa ilaçe që duhet t'i pinte. Gjyqtari Hallunaj për ngjarjen është njoftuar nga të afërm të tij pasi ndodhej pranë familjes së prindërve në qytetin e Shkodrës.

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Pashko Vasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
E shoqja u vetëvra sot, çfarë tha dje gjyqtari Dritan Hallunaj (Video)

Sot Enkelejda Hallunaj, gruaja e gjyqtarit Dritan Hallunaj u vetëvra. Dje para mediave, në përfundim të seancës së KPK Hallunaj tha se ndihej i lehtësuar. 

Gjyqtari i Gjykatës për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj u konfirmua dje nga KPK-ja, pas një procesi që siç e quajti vetë Hallunaj, ishte i vështirë dhe sfidues.

Pasi mori vendimin për konfirmimin në detyrë, Hallunaj tha: ”Falenderoj komisionin që më konfirmoi në detyrë. Keqardhje për kolegët që nuk u konfirmuan. Falenderoj mediat për pasqyrimin në kohë të të dhënave. Një proces i lodhshëm, i vështirë por kam marrë shumë leksione, nuk është vetëm një".