1 mld lekë pasuri/ ONM kundër KPK, rekomandon ankimimin e vendimit për Xhezair Zaganjorin

1 mld lekë pasuri/ ONM kundër KPK, rekomandon ankimimin e vendimit për Xhezair Zaganjorin

Kryetari Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kaloi Vettingun dy javë më parë, duke u rikonfirmuar në detyrë, por kundër këtij vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka dalë ONM. 

Përfaqësuesit ndërkombëtarë të cilët monitorojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi i kanë rekomanduar Komisionerit Publik, ankimimin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit (KPA) të vendimit për Zaganjorin. Kreu i Gjykatës së Lartë, sipas deklaratës së dorëzuar pranë KPK, rezultoi me rreth 1 miliardë lekë pasuri. Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Numri një i gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, u rikonfirmua nga vetingu për të vijuar detyrën por gjatë deklarimeve përpara trupës gjykuese të KPK zoti Zaganjori pranoi se kishte bërë disa kontrata fiktive që lidheshin me pasuritë e tij. Pavarësisht këtij deklarimi, KPK nuk e gjeti me probleme kreun e Gjykatës së Lartë.

Për këtë deklarim problematik të zotit Zaganjori, Report TV i drejtoi një pyetje disa ditë më parë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në përgjigjen e tyre për Report TV thonë se ata po rishikonin dokumentacionin e dosjes "Zaganjori". “Do të shikojmë disa dokumente relevante për këtë rast”, theksohej në përgjigje.


Rekomandimi i ONM për ankimimin e Zaganjorit:

Në   datë   24.07.2018,   në   përfundim   të   seancës   dëgjimore   përkatëse,   Komisioni   i   Pavarur  i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë   rekomandimin   për   ta   ankimuar  në   Kolegjin   e   Posaçëm   të   Apelimit   vendimin   e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori. Komisionerët  Publikë,   pasi   t’u   jetë   njoftuar   vendimi   me   shkrim   i   Komisionit   të   Pavarur   të Kualifikimit   do   ta   shqyrtojnë   atë   krahas   rekomandimit   të   Operacionit   Ndërkombëtar  të Monitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.  

Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit   të   Kushtetutës   së  Republikës   së   Shqipërisë  dhe   ligjit   nr.   84/2016,  “Për   rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët   Publikë   përfaqësojnë   interesin   publik   gjatë   procesit  të   rivlerësimit   kalimtar   tëgjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dorjani: 21/11/2018 12:33

    Lavdi Zotit per OMN! Meritojne respekt, mirenjohje nga shoqeria shqiptare! Me shpirt i uroj: Mirenjohje pa kufi!Por prape frike, ankth dhe pasiguri. Si ka mundesi mor zot, KPK disa here i ka kaluar KETA GJYQTARE HAJDUTER dhe DUHET TE NDERHYJE OMN! Ja kjo eshte e frikeshme: jane denuar fukarenjte me vite.Uroj OMN per guximin per shkarkimin e ketyre

    Përgjigju
  • Populli: 06/08/2018 21:22

    Ky Zaganjori duhet te arrestohet dhe te japi llogari per njemiliard leke qe ka vjedhur bile te arrestohen edhe ata tre te KPK qe e rikonformuan ne detyre

    Përgjigju
  • ZAGAR-njor HAJDUTI: 06/08/2018 21:06

    ZAGARnjori një KRYE HAJDUT dhe KRYE HORR që duhet të japi LLogari para Popullit dhe duhet ti Konfiskohen edhe ÇORAPET Mundësisht! Është një Krye HAJDUT ORDINER qê ka RRJEPUR Shqipërinë dhe Shqiptarët për 28 Vjet RRESHT !???

    Përgjigju
  • Bujari: 06/08/2018 20:53

    Kam vene re se sa here dhe sa me shume denoncon dike aq me indiferent eshte shteti artur malaj eshte kryebanditi i vlores ka zaptuar gjysmen e saj dhe vetingu i hoqi kapelen duke e konfirmuar ne detyre per te hapur akoma me shume varre o zooot katastrofe..

    Përgjigju
  • Jazo: 06/08/2018 20:19

    Shtet i mbaruar kaluat artur malaj banditin e sistemit te dwjtesise jeni te gjithe bandite

    Përgjigju
  • Malo: 06/08/2018 19:14

    Nga njera ane kemi KPK shqiptare qe e konfirmon ne detyre nje gjyqtar me 1 mld leke pasuri dhe nga ana tjeter kemi ONM e pa varur qe nuk ka ndonje interes ta shkarkoj ose ta mbaj kete gjyqtar pervecse te vene drejtesin ne mes. Shtrohet pyetja: ke beson me shume publiku shqiptar, keta morra qe nuk kane b.th te shkarkojn nje te korruptuar kur i kane faktet ne tavolin apo Nderkombetaret???

    Përgjigju
  • Ana: 06/08/2018 18:46

    Turp.ke kete vetingun late nam kaloj vetingun artur malaj kryebanditi dhe miljarderi e tqni beni moral per parate e te tj po ju kaluat funderinen pse beni si te ndershem aaahhhh thuaj ma shpifet

    Përgjigju
  • Tani: 06/08/2018 18:25

    Po pse keshtu do ankimohet per kete por artur malaj qe ka 10 gishin e ketij apo si duhet se ben pune a mortjaaaa se na hapet barkun me keto lajme te peshtira

    Përgjigju
  • Landi: 06/08/2018 18:17

    Ky duhet kalbur ne burg. Bravo nderkombetareve .

    Përgjigju
  • Aliu: 06/08/2018 18:06

    Shqiptarëve nuk u shkojnë emrat: Xhezair, Fiqir, Munir, Xhevair, Xhevdet, Kudret, Safet, Bexhet, Hyqmet, Ali, Sali, Bajram, Selam etj. Kur do i ndërojnë?

    Përgjigju
    • Babalja: 06/08/2018 18:27

      Veje Detlef se te shkoka

    • Enkejled: 06/08/2018 18:11

      Unë Enkejledi i sotëm, isha Nexhdet.. para një viti e ndërova.

  • Populli: 06/08/2018 18:03

    Te shkarkohet urgjent dhe te kaloje per ndjekje Penale per te gjitha maskaralleqet qe ka bere dhe ti konfiskohet pasuria dhe ti jepet popullit

    Përgjigju
    • Lenci: 06/08/2018 18:25

      Po po se për popullin po bëhet kjo. Populli po e merr dhe do e marri show-in qe po bëhet.

  • 007 Taipi: 06/08/2018 18:03

    Lavdi Zotit! Ringjallet shpresa per drejtesi! Bekuar OMN! Meritojne respect, mirenjohje dhe shperblim nga shoqeria shqiptare! Me shpirt i uroj: Mirenjohje pa kufi! Zoti i bekofte! Por prape frike, ankth dhe pasiguri! Sepse gjithmone aty ku jane vetem shqiptare kalon miu nen hunde! Si ka mundesi mor zot, KPK disa here i ka kaluar miu nen hunde dhe ka ngecur ne rrjeten e OMN!!!??? Ja kjo eshte e frikeshme: se po qene vetem shqiptare, po jua le punet e veta ne dore shqiptareve, e ke te sigurt pisllikun! Po keshtu do vazhdojme ne? Po ka siguri keshtu? Po pse gjithe jeten te huajet do rrine me ne dhe do merren me ne? Po pse te huajet do te na e qeverisin shtepine tone? Epo, e frikshme, por e vertete qe ne shqiptaret nuk dime dhe nuk bejm shtet! Mos qofte keshtu, se do boshatiset ky vend! Lavdi OMN! Te shikojme KPA??????

    Përgjigju
    • Kafsha: 06/08/2018 18:32

      Ti fol për veten tate, nuk ke të drejtë të flasësh në emër të të gjithë shqiptarëve! Ti thuaj kështu: “unë Rexhep Taipi po të ma japin mundësinë do më kalojë miu nën hundë ose jo” Ti nuk je askushi që flet në emër të të gjithë shqiptarëve!

  • Vlonjati: 06/08/2018 17:58

    Kur kaloi vetingun Artur Malaj krye bandit gjyqtar dhe me lidhje te forta kriminale..per mos te folur per gjobat qe ju ve njerzve ,ku thjesht per ta hapur dosjen do 15 mije €..le ta kaloj dhe ky se ky te pakten ka abuzuar dhe ka mar lek sa ka dashur,po ka nje fare qytetarie dhe nuk duket fytyre banditesh.. Ah e mjera Shqiperi ku u katandise...

    Përgjigju
    • Faik: 06/08/2018 22:00

      Hahahahahahahah! Fredi në Versionin Mark Marku dhe Artan SPIUN Hoxha (Presidenti) !! Hahahahahahah ! O Fredi KATRANI i ZI me BOJË , që po të bje 'ÇATIA e SHTËPISÊ' , dhe përsëri ti vazhdon të Fryhesh si KAPOSHI në PLEH ! Hahahahahahahahah! Sa për ZAGANJOR HAJDUTIN , duhet të ARRESTOHET me PPatjetër dhe ti Konfiskohen të gjitha PASURITË e KRIMIT sa më parë ! Edhe ata PLEHRAT e KPKsë që e Konfirmuan duhet të ARRESTOHEN dhe të shkojnë në GOP tê SÊMËS , sepse i KORRUPTOI ZAGARNJOR HAJDUTI dhe Krye HORRI !

    • Fredi: 06/08/2018 20:09

      Jane derdhur lume parate e krimit qe te kaloje Artur Malaj. DISK ka dhene informacion te plote dhe te sakte, bazuar ne prova. ONM duhet ta apeloje vendimin e turpshem te KPK-se.

    • Kafsha: 06/08/2018 19:27

      Po kujt i ankohesh? Ç’presin lepujt xhuxhë e gjoksgropë, pse nuk marin vendime si Selámët e telave me gjemba apo janë vetëm për ti rënë gjoksit me grushta e të shkulin lesht e b****s?!

    • Landi: 06/08/2018 18:46

      Shpresojm qe te apelohet vendimi edhe per kryebanditin artur malaj. Nuk ekziston ne bote qe nje njeri i drejtesis te ndertoj vile brenda oborrit te shkolles sic beri palacoja i Vlores. Krye banditi artur malaj ka medhjetera biznese ne vlore.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata