TIRANË- Aksi Tiranë- Durrës është bllokuar totalisht. Drejtuesit e mjeteve po përballën me radhë kilometrike, siç shihet edhe në këtë foto që sjell Report Tv.
Trafiku nis që në qytet, nga nënkalimi te Unaza, ndërsa mjetet janë të bllokuara edhe në rrugën dytësore që të çon drejt Durrësit.
Aksi Tiranë-Durrës dhe anasjelltas përballet pothuajse çdo ditë me trafik të rënduar, duke u kthyer në shqetësim për qytetarët.
Komento
Komente











