Vëzhgim/ Nga themelet te çatia,
ja gjendja e Teatrit Kombëtar

Vëzhgim/ Nga themelet te çatia,<br />ja gjendja e Teatrit Kombëtar<br>
Në godinën e Teatrit Kombëtar në zemër të kryeqytetit përveç disa ndërhyrjeve të vogla, ka pasur një mungesë investimesh në infrastrukturë ndër vite. Edhe pse kërkesat pranë dikastereve të qeverive kanë qenë të vazhdueshme , ka pasur një vlerë fondi të vogël për të përballuar investimin e plotë në institucionin teatror më të rëndësishëm në Shqipëri.

I vetmi rikonstruksion i plotë në godinën e Teatrit Kombëtar ka qenë në vitin 1977, dhe më vonë ‘shtëpisë së artistëve’ nuk i është kushtuar vëmendja e duhur. Shqetësimin e artistëve për shtëpinë e tyre, “një ndërtesë e padenjë për podin e komunikimit të artistit me publikun; pas premtimeve gjithfarëshe nga qeveritë për ngrehina të reja skenike;, tani duan t'i marrin dhe nderin e t'ia ftohin publikun” e sjell me pamje Report Tv.

Këto janë kushtet e vështira me të cilat përballen çdo ditë punonjësit e Teatrit, duke rrezikuar edhe jetën. Kur hyn brenda Teatrit Kombëtar, shenjat e moshës së godinës trekatëshe nuk janë fort të dukshme, por teksa përshkon korridoret e këtij institucioni teatror ndjen rrezikun... Teksa zbresim poshtë skenës, ajo çfarë shohim nuk është ndeshur më parë.  Personeli i “tempullit” të artit përballen çdo ditë me këto ambiente dhe e vetmja gjë që thonë është “zot na ruaj”...

Më tej, me frikën mos shkallët e drunjta thyhen kalojmë në ambientet ku punojnë teknikët e skenës. Ndërsa dhoma e zhveshjes së trupës teatrale edhe pse në pamje të parë duket e mirëmbajtur dhe e rregullt, nuk ka kushtet optimale që i duhen një artisti para se të performojë.

Të mos harrojmë se i ftohti ndihet në çdo qoshe të Teatrit, këtë e provon edhe spektatori gjatë shfaqjes duke mbajtur xhupat veshur në këtë sezon dimëror. Në ambientin ku qëndron mjeshtra e garderobës, e cila kujdeset në kushte të vështira për kostumet e shfaqjeve të artistëve, ndjenjat e habisë si dhe trishtimit ngatërrohen.

Ndërkohë, sic duket nga pamjet edhe tualetet brenda teatrit janë në gjendje të degraduar.  Kur del nga panorama e zymtë brenda godinës së vatrës artistike, në dritën e diellit ndjen rrezikun edhe mbi çatinë e Teatrit Kombëtar.  Dhe përballë këtyre kushteve qëndron pyetja që vërtitet në mendjet e njerëzve “A duhet të shembet ndërtesa 79 vjeçare e cila është shtëpia e artistëve?!” . Në fakt nuk e dimë çdo të ndodh por le të shpresojmë që ky të mos jetë imazhi i fundit që do shohim nga Teatri dhe ta shohim atë të lulëzojë sikur i ka hije një Teatri Kombëtar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE