Vlahutin: BE e angazhuar për zgjidhjen e çështjes së pronës, Vlora qarku më problematik
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, sot ka vizituar qytetin bregdetar të Vlorës nga ku ka deklaruar se do të angazhohet për zgjidhjen problemeve të pronës.
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, sot ka vizituar qytetin bregdetar të Vlorës nga ku ka deklaruar se do të angazhohet për zgjidhjen problemeve të pronës. Kohët e fundit qarku i Vlorës ka qenë në qendër të vëmendjes sa i përket çështjes së tjetërsimit të pronave. Vlahutin është shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Nga qyteti i Vlorës, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, deklaroi se BE do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private.
“Po e nisim nga Vlora pasi është më problematiku sa i përket çështjes së pronave. Pas reformës në drejtësi, çështja e pronës është mjaftë e rëndësishme për shqiptarët pasi prej më shumë se 27 vite ka ndikuar në shoqërin shqiptare. Ne si BE duam të angazhohemi për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private”, tha Vlahutin.
Përkrah ambasadores Vlahutin në Vlorë është edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen një serë takimesh për të nxjerrë dhe problematikat kryesore të pronave. Gjonaj u shpreh: “Pranova të jem prezente me ambasadoren e BE në Vlorë, pasi është pikërisht çështja e pronave që bashkon Shqipërinë dhe misionin që do të ndërmarrë delegacioni i BE në Shqipëri. Së fundi, janë zhvilluar një sërë veprimesh ligjore dhe administrative lidhur me çështjen e pronës, ku edhe sot në takimet që do të kemi me administratën e dy agjencive kryesore të pronave do të nxjerrim shumë problematika”,
Nga ana e saj, Qeveria ka vendosur pezullimin përkohësisht të regjistrimit të pronave në bregdet dhe reformës së tokës në tërësi, pas abuzimeve të panumërta dhe grabitjes së mijëra hektar tokë në bregdet. Një ditë më parë, Report Tv raportoi se dy qarqet më të prekura nga problematika e pronave janë Vlora dhe Gjirokastra, të cilat mbajnë rekordin e padive në prokurori dhe gjykata për zgjidhje ligjore.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.1%
-
Jo
56.3%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy punëtorët vjedhin karburantin në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohen! 36-vjeçari furnizon makinën në Sarandë dhe arratiset, shpallet në kërkim (VIDEO)
24 Shkurt, 15:20
-
Ish-blloku do kthehet në zonë këmbësore, Rama: Do të jetë më efikase për bizneset! Goditje edhe parkimit të dyfishtë
24 Shkurt, 15:08
-
Vlorë/ Ishin duke lëvizur me monopatina, përplasen 2 persona, njëri prej tyre ukrainas
24 Shkurt, 13:03
-
Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 gratë! Aktiviteti në dy lokale me qira, tetë javë hetime! Sekuestrohen edhe pará (VIDEO)
24 Shkurt, 11:36
-
U kap me shtëpi bari në Vlorë, Gjykata lë në burg të riun (EMRI)
24 Shkurt, 11:27
-
‘Veri-Jug’/ Bariu nga Tragjasi mban mbi 200 krerë bagëti: Me blegtori e sigurojmë jetesën
23 Shkurt, 14:30
-
VIDEOLAJM/ Plazh në shkurt! Qytetarët vlonjatë shfrytëzojnë motin e mirë për t’u larë në det
23 Shkurt, 12:44
-
Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar! Gra e burra nga Filipinet e India të punësuar në Qendrën e Peshkimit në Orikum
22 Shkurt, 16:02
-
Dhunohet kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës, rëndë në spital! Në pranga një prej autorëve, në kërkim nipi! Shkak sherri për ndërtimin e një linje elektrike! Rrëfimi me VIDEO
22 Shkurt, 13:17
-
U kap me armë pa leje dhe tentoi të qëllonte ndaj efektivëve, Gjykata e Vlorës lë në burg të riun që u shpëtoi dy atentateve
22 Shkurt, 11:37
-
KKTU miraton disa leje për kulla, hotele, rrugë dhe planin për 'Durana Tech Park' (LISTA)
21 Shkurt, 20:09
-
Dosja 'Toyota Yaris', GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka
20 Shkurt, 11:44