Vrasja e biznesmenit Ferracaku, dy pistat e hetimit: Konflikti për hotelin dhe gjobat

SHKODER - Vrasja e Arjan Ferracakut në Shkodër, është vazhdim i një sërë atentatesh dhe ekzekutimesh në këtë qytet. Report Tv mëson se pista kryesore ku janë përqëndruar hetimit e Policisë, lidhet me një ngjarje të një viti më parë. Arjan Ferracaku dhe familja e tij janë pronarë të Hotel “Fantazia” në Shkodër dhe një vit më parë janë përfshirë në një konflikt me biznesin fqinj.

Konflikti sipas burimeve nga Policia e Shkodrës ka qenë i përmasave të mëdha pranë këtij Hoteli, i cili ndodhet pranë Urës së Bunës, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.

Gjithashtu burime nga Policia e Shtetit i thanë Report Tv se ka dyshime që ndaj Arjan Ferracakut të jetë vendosur gjobë nga një grup kriminal në Shkodër i cili është shumë aktiv kohët e fundit. Por kjo gjobë jo vetëm nuk është paguar nga 30-vjeçari, por ai madje as nuk e kishte marrë parasysh. Vrasja e Arjan Ferracakut sipas të dhënave nga grupi hetimor, besohet se është ndërmarrë nga një grup kriminal, i mirëstrukturuar në Shkodër. Policia ka të dhëna për këtë grup, emrat e të cilëve vitin e fundit janë përmendur edhe publikisht, por deri më tani nuk ka persona të shoqëruar nga ata. Arjan Ferracaku ishte një emër i njohur në qytetin verior. Më herët Report Tv njoftoi se viktima ishte nipi i ish-deputetes socialiste Mimoza Hafizi, por nga të dhënat më pas rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Megjithatë ai ka lidhje familjare me një tjetër ish-deputete, Mirela Ferracaku, me të cilën ishte kushëri. 

Ka dy dëshmitarë që besohet se mund të kenë njohur autorët dhe këta persona janë marrë në mbrojtje. Për policinë ata konsiderohen çelësi i zbardhjes së ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor kanë qenë dy autorë, ku fillimisht 30-vjeçari është qëlluar nga një distancë më shumë se 30 metër, pasi ishte mbi kalë dhe më pas atentatorët janë afruar përsëri dhe e kanë qëlluar nga afër, rreth 15 herë. 10 të shoqëruarit e tjerë në polici, nuk kanë dhënë detaje që mund të zbulojnë personat që vranë 30-vjeçarin.

Autorët i kanë marrë Arjan Ferracakut portofolin dhe telefonin, dhe këtë gjë dyshohet se e kanë bërë që ngjarja të duket si grabitje. Por fakti që kanë qenë dy persona, që e kanë qëlluar fillimisht nga larg dhe më pas nga afër, tregon se kemi të bëjmë me një vrasje mafioze.

Me vrasjen e 30-vjeçarit Shkodra tronditet për herë të 6 brenda pak muajve. Balancat në këtë qytet janë prishur që me atentatin që iu bë Lulzim Kullës më 13 janar 2018. Më pas kemi të vrarë në 18 qershor, 60-vjeçarin Mehdi Kavaja. Ai u qëllua me një plumb në kokë brenda një servisi dhe vrasja dyshohet se është bërë pasi nuk u pagua gjoba. 

Në korrik 2018 vrasjen e ish-policit, Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, te ekzekutuar brenda një makinë. Më pas në muajin gusht është vrarë kunati i Lulzim Kullës, Fatbardh Lici. Edhe në këtë vrasje pistat e hetimit, janë përqëndruar të përplasja mes bandave. Hetuesit dyshojnë se Arjan Ferracaku është vrarë nga e njëjta dorë që u ekzekutuan edhe Boran Bërçana, Silvi Ndoci, Fatbardh Lici dhe Mehdi Kavaja. 

Ndërkohë pak ditë më parë në Shkodër janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë Gëzim Hysa dhe Agron Mollaj. Nuk përjashtohet pista e vrasjes apo ndonjë konflikti që ata mund të kenë patur. 5 të vrarë dhe dy të zhdukur brenda pak muajve në Shkodër, ngre alarmin se në këtë qytet përplasjet mes bandave kanë marrë përmasa të mëdha. Situata bëhet edhe më e rëndë pasi asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është zbardhur nga policia. Situata në Shkodër ka detyruar për të dytën herë të çojë atje vetë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 02/09/2018 11:58

    Me gjithe keta krime duket se axhensite ligjzbatuese nuk egzistojne ne kete qytet

    Përgjigju
  • Lani: 02/09/2018 11:50

    Po spikeri kronikes zez fatmir xhafa ku esht fshehur

    Përgjigju
    • Toni: 02/09/2018 14:51

      Ne vlore e ke bashke me kryespikerin . Po festojne me peshk dhe vere se keto ngjarje dihet pse ndodhin, nuk ju vene leket nga gjobat e vene dhe shpagimi eshte i paster. Problemi per spikerin dhe kryespikerin nuk eshte ky, eshte qe 90% e te tjereve qe ju eshte bere e ditur gjoba qe duhet te cojne tashme me keto paralajmerime do te thyejne kembet ti cojne nje minute e me pare. E frikshme e tmerrshme!

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin