SHKODËR - Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Ridvan Ramazani, 46-vjeç është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë dy persona të cilët udhëtonin me motor, Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj, që kanë ekzekutuar Ramazanin i cili ishte në makinën e tij tip "BMW X5", xhamat e së cilës janë bërë shoshë në plumba. Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën e krimit. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur 30 gezhoja automatiku, si dhe është sekuestruar një pistole me dy krehër me fisheke. Policia thotë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Dueli dhe Hydajti janë nipat e Gëzim Mehmedajt që vrau në vitin 1992 apo 93 efektivin e RENEA-s Arben Ujka, sakaq janë edhe dajat e Bajram Bregut, mikut të Ibrahim Licit në Shkodër. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e viktimës dhe më pas Ramazani ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Për këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime konfidenciale pranë policisë së shtetit bëjnë me dije se është arrestuar një nga autorët ndërkohë që dy persona te tjerë janë arrestuar për mos kallëzim krimi. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një konflikti disa orë para vrasjes. 

Ridvan Ramazani, njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, familja e të cilit ka pasur konflikte me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë si sot 8 vite më parë në lagjen "Tepe" në Shkodër, ku është goditur në orët e mbrëmjes të 28 nëntorit, ndërsa ka ndërruar jetë në spital një ditë më vonë. Ramazani, për policinë e Shkodrës ka qënë një ndër personat kryesorë të dyshuar në vrasjen e Edmir Koçisë. Me sa duket goditja në të njëjtën datë është një mesazh i qartë dhe kuptimplotë që të çon në dyshimin e arsyeshëm se vrasjen e Ridvan Ramazanit, e ka kryer grupi i Edmir Koçisë.

Me goditjen e Ridvan Ramazanit, pa dyshim që situata kriminale në Shkodër do sjellë përkeqësim. Autorët ishin përgatitur në detaje për këtë atentat, pasi kanë pritur viktimë sapo ai të dilte nga banesa dhe hynte në rrugën e fshatit Dajç. Sipas burimeve, në momentin që Ridvan Ramazani ka ulur shpejtësinë për tu futur në rrugë, në zonë është fshaqur një motor, ku nga njëri prej personave në të, është lëshuar breshëri automatike, në pjesën ballore të makinës së Ridvan Ramazanit dhe pjesën e majtë.

Atentati ka ndodhur shumë pranë një karburanti. Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria ka kërkuar të njihen me pamjet filmike, por pronarët e subjektit privat kanë pohuar se kamerat nuk funksionojnë, për shkak të mungesës së paisjes DVR-ë.

Ridvan Ramazani ose Hyseni është personi kryesor që drejton grupin “Ramazani” në Shkodër. Ky grup është një nga grupet më të forta në këtë qytet dhe ka konflikte me grupin e Edmir Koçisë dhe disa grupe të tjera. Ky grup mban lidhje të forta me grupin e Dukagjinasve, ku aktiviteti kryesor është kultivimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Të ardhurat financiare, i investojnë në bare dhe restorante në zonën e Velipojës.

Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazanin. Kjo ngjarje nuk është zbuluar sot e kësaj dite. Në vitin 2017, Ridvan Ramazani, është dënuar nga gjykata e Shkodrës me 120 orë punë të detyrueshme për interes publik për shkak të falsifikimit të dokumentave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Zbardhen emrat e autorëve të vrasjes në Shkodër! Lidhja me vrasësin e efektivit të RENEA-s Arben Ujka dhe me Ibrahim Licin

1606635187_Screenshot1.jpg

3 persona janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim për vrasjen e Ridvan Ramazanit në Shkodër.

Report tv mëson se Duel Mehmedaj dhe Hydajet Mehmedaj janë dy personat e dyshuar të vrasjes së të fortit të Shkodrës.

Dueli dhe Hydajti janë nipat e Gëzim Mehmedajt që vrau rreth vitit 1992 efektivin e RENEA-s Arben Ujka.

Ata janë edhe dajat e Bajram Bregut, mikut të Ibrahim Licit në Shkodër.

Ibrahim Lici është në kërkim nga policia por jo si person në hetim. Ai kërkohet vetëm në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bilali vitin e kaluar.

Ora 22:37
Vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, arrestohen 3 persona, mes tyre njëri autor! Sekuestrohet 1 pistoletë e 30 gëzhoja automatiku

1606599560_tttttttt.jpg

Lidhur me vrasjen e Ridvan Ramazanit në Shkodër, janë arrestuar 3 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime konfidenciale pranë policisë së shtetit bëjnë me dije se është arrestuar një nga autorët ndërkohë që dy persona te tjerë janë arrestuar për mos kallëzim krimi. Forcat e policisë, Renea dhe FNSH vijojnë kërkimet për arrestimin e dy aurove të tjerë të shpallur në kërkim.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një konflikti disa orë para vrasjes. Ne vendin e ngjarjes jane gjetur 30 gezhoja automatiku, si dhe është sekuestruar një pistole me dy krehër me fisheke. Grupi hetimor i policisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Ora 19:24
Policia zbardh vrasjen e Ridvan Ramazanit: Ka ndodhur për motive të dobëta, viktima ndërhyri për të sqaruar konfliktin e djalit dhe u vra! Autorët janë identifikuar

1606635057_666666.jpg

Policia ka zbardhur vrasjen e Ridvan Ramazanit 46-vjeçarit  të ekzekutuar me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore  policia thotë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e viktimës dhe më pas dyshohet se Ramazani ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mushan.

Identifikohen autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, të mbështetura nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe kryerjes së veprimeve të shpejta, profesionale dhe hetimore, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhnin dhe dokumentonin ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë, shtetasi R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe Focat Speciale Renela, nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.

Gjithashtu, në bashkëpunim me DVP Lezhë vijojnë pikat e kontrollit në akset rrugore, me qëllim kontrollin e imtësisëshëm të personave të dyshuar, për të mos iu lënë mundësinë që të largohen më drejtim të qarqeve të tjera.

Ora 16:59
U ekzekutua në makinën e tij me breshëri kallashnikovi, del fotoja e 46-vjeçarit Ridvan Ramazani

1606579095_viktimaeshkodres.jpg

Ky është Ridvan Ramazani, 46-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës.

Ai është qëlluar nga 2 persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende janë në kërkim nga policia.

Në momentin që është vrarë, Ramazani, ndodhej në makinën e tij tip "BMW X5", xhamat e së cilës janë bërë shoshë në plumba. Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 20 gëzhoja kallashnikovi.

46 vjeçari, njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, familja e të cilit ka pasur konflikte me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë.

Ora 15:46
Del fotoja/ Kjo është makina në të cilën u ekzekutua Ridvan Ramazani në Shkodër, breshëri plumbash në xhama

1606574965_makina.jpg

Kjo është fotoja e makinës në të cilën është ekzekutuar 46 vjeçari Ridvan Ramazani, me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës. 

Dy autorët  të cilët udhëtonin me motor të cilët kanë ekzekutuar Ramazanin teksa ai ndodhej në makinën e tij tip "BMW X5". Edhe nga fotoja e siguruar nga Report Tv, vihen re plumbat në xhama.

Pavarësisht se pika e karburantit ishte e pajisur me kamera sigurie, ato nuk funksiononin dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë të gjithë skenën. Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 20 gëzhoja kallashnikovi.

Ora 15:33
Vrasja në Shkodër, në këmbë edhe Policia e Lezhës, ngrihen postblloqe, FNSH në superstradë

Policia e Shtetit është e gjithë në këmbë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Shkodër.

Report Tv mëson se edhe në Lezhë janë ngritur pika të ndryshme kontrolli.

Policia e Lezhës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës janë vendosur në superstradën Lezhë-Shkodër dhe po ndalojnë mjetet e dyshimta, duke ushtruar kontrolle të imtësishme.

Ora 13:52
Vrasja e Ridvan Ramazanit/ 2 persona me motor ekzekutuan 46-vjeçarin, 20 gëzhoja në vendngjarje! Kamerat e karburantit nuk funksiononin

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë 2 persona që kanë ekzekutuar 46-vjeçarin të cilët më pas janë larguar me motor.

Fatkeqësisht ata nuk janë kapur nga kamerat e karburantit për shkak se ato nuk kanë funksionuar.

Policia ka shoqëruar në komisariat një prej punonjësve të karburantit për të cilin besohet se ka qenë dëshmitar okular.

Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja kallashnikovi.

Ora 13:41
Vrasja në Shkodër/ Në 2008 është ekzekutuar xhaxhai i Ridvanit, Enver Ramazani! I zunë pritë në afërsi të fshatit Shirq

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në vitin 2008 është ekzekutuar xhaxhai i Ridvan Ramazanit, Enver Ramazani (Hyseni).

Ky i fundit është vrarë me një plumb në zemër teksa drejtonte një fuoristradë "Benz ML" me targa të huaja.

Ai është vrarë në rrugën dytësore të fshatit që të çonte në banesë.

Në afërsi të fshatit Shirq të komunës Dajç, rreth 20 km të Shkodrës ku persona të paidentifikuar kanë dalë nga shkurret në krah të rrugës dhe e kanë qëlluar me automatik.

Ora 13:13
VIDEO/ Makina e e Ridvan Ramazanit të ekzekutuar në Shkodër

 

Kjo është makina tip "BMW X5" e 46-vjeçarit Ridvan Ramazani, i cili u ekzekutua ditën e sotme në Shkodër.

Ora 13:09
Rastësi apo mesazh? Kundërshtari i fisit Ramazani, Edmir Koçia u vra si sot 8 vite më parë

Sipas burimeve të Report Tv, fisi Ramazani ka pasur konflikte të vjetra me fisin e Edmir Koçisë.

Ky i fundit është ekzekutuar si sot 8 vite më parë, më 28 nëntor 2012, një mesazh i mirëfilltë që i dërgohet fisit Ramazanit për konfliktet e vjetra.

Ora 12:50
Vrasja në Shkodër, FNSh dhe RENEA drejt vendngjarjes

Në ndihmë të strukturave të policisë së Shkodrës kanë shkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.

 

Ora 12:35
Informacioni i policisë: Ridvan Ramazani u ekzekutua në makinën e tij

Policia ka sjellë informacionin paraprak të vrasjes në Dajç të Shkodrës ku mbeti i vrarë Ridvan Ramazani.

Sipas uniformave blu, ai është ekzekutuar teksa udhëtonte me makinën e tij tip "BMË" afër shtëpisë.

"Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet  i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve" - njofton policia.