Dy vëllezërit Stjuart dhe Sebastian Smakaj, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri të shokut të tyre në Shkodër, Gledis Kraja, rezultojnë të jenë nipat e Mehdi Ivziku. Ky i fundit sipas burimeve të policisë është një personazh që cilësohet si kontigjent kriminal dhe herë pas here është dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Hera e fundit kur policia ka mësyrë në banesën e Mehdi Ivzikut, dhe e ka shoqëruar këtë të fundit në polici ka qenë periudha mars 2019, kur Ivziku, është marrë në pyetje lidhur me vrasjen e dy vëllezërve, Brahim dhe Astrit Bilali. Lidhja e miqësisë mes vëllezërve Smakaj dhe Mehdi Ivzikut, qartësohet në një vendim të vitit 2016 të Gjykatës së Shkodrës, e cila rezulton të ketë dënuar njërin nga vëllezërit Smakaj, Stjuartin, me dy vite burgim, për akuzën “Kundërshtim me forcë të forcave të rendit” dhe “Prishjes së qetësisë publike”. Bashkë me Smakaj në këtë çështje është dënuar dhe shoku i tij Nikola Curgu me 2 vite burgim, Noel Bajrami me 1 vit burgim dhe Albert Merturi me 3 muaj burgim.

Në shoqërim e sipër nga policia, Stjuart Smakaj, ka kërcënuar me jetë efektivin e policisë duke I thënë se: “…jua q…ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..”. Në dëshminë që ka treguar polici I.V në tetor të 2015 ai ka treguar se është goditur me grushta dhe kundërshtuar me forcë e ofenduar rëndë.

Efekti i policisë Shkodër tregon se rreth orës 00:45 kemi kaluar përsëri në patrullim në atë zonë së bashku edhe me patrullën tjetër të përbërë nga S.Xh dhe Xh.A. Kur shkuam aty pamë se aty ishin përsëri ata personat, por ishte bashkuar edhe një i katërt dhe ata po bërtisnin me zë të lartë. Ne i bëmë thirrje atyre që të uleshin poshtë por ata nuk pranuan. Në këto kushte ne hymë në ndërtesë dhe u afruam afër atyre.

Kur u afruam afër atyre pamë se dy prej tyre qëndronin në këmbë,ndërsa dy të tjerë ishin të shtrirë në një dyshek, që ishte përtokë. Ne patëm dyshime se mos ndoshta mund të kishin ndonjë send të kundraligjshëm dhe i kërkuam personave që ishin të shtrirë, që të çoheshin dhe të shikonim poshtë dyshekut. Në fillim ata kundërshtuan me fjalë duke thënë se:“…pse të çohen, ca pune keni ju, po të mos çohem çfarë bëni ju, mos na e rruani fort k…” etj, por më pas njëri prej tyre (që më pas e identifikuam si Nikola Curgu), filloj të grihej.

Në momentin kur Nikola po ngrihej, personi tjetër që ishte i shtrirë (i identifikuar më pas si Stjuart Smakaj) filloi të na shante me fjalë banale nga familja duke sharë “…jua q…ropt, motrat, unë ju vras të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..” dhe filloi të na shtynte dhe të bërtiste. Ne u munduam ti qetësonim dhe kërkuam përforcime të tjera. Aty filloi një zenkë ndërmjet tyre dhe nesh ku Stjuart Smakaj në fillim më ka goditur njëherë me grusht në fyturë në pjesën e hundës dhe më pas ka goditur edhe Xh.A në pjesën e ballit si dhe ka shtyrë me forcë dy policët e tjerë. Nikola Curgu ka pasur në dorë një send që më është dukur si levë ose çelës anglezë dhe e di se njëherë më ka goditur në shpinë, por nuk e kam fiksuar mirë nëse më ka goditur me grushtë apo me levë.

Personi tjetër I identifikuar më pas si Noel Bajrami e kam pare se ka shtyrë fortë që të gjithëve ne, ndërsa personi i fundit i identifikuar më pas si Albert Merturi nuk ka qenë shumë aktiv dhe është mundësuar që të qetësoj shokët dhe të na ndante. Pas gjithë shtyrjeve me ta, edhe pse nuk pranonin dhe kundërshtonin me force dhe u përplasëm për muresh me ta(ku mua dhe më grisur këmisha e punës) ka ardhur edhe patrulla tjetër (e përbërë nga A.S, A. A dhe M. I) dhe më ndihmën edhe të tyre kemi arritur ti ulnim në pjesën e poshtme, ti prangosnim dhe ti fusnim në makina me qëllim shoqërimin e tyre. Në momentin kur i kemi future në mjet ka ardhur edhe një person tjetër që ishte babai i Stjuart Smakaj dhe na ofendoi dhe kërcënoi se “…po ma preku ndokush djalin tim, do ja q….ropt më të mirit”. Më pas kemi bërë shoqërimin e të katër personave së bashku me Halil Smakaj, babai i Stjuartit.”