'Kaçifas', mediat greke: Greqia hetim paralel. Krimet e Rënda kërkojnë pamjet filmike të RENEA-s

Hetimi i vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Kaçifa po bëhet edhe më i komplikuar. Pas lajmit se familja tërhiqet nga autopsia e dytë dhe ekspertimi i tij nga mjekë ligjorë në Tiranë, mediat greke shkruajnë se hetime për këtë vrasje po bëhen edhe në Greqi.

Protothema.gr shkruan se prindërit dhe motra e tij janë tashmë në Greqi ku kanë dëshmuar dhe janë marrë në pyetje nga policët grekë.

Familjarët i kanë kërkuar konsullatës që të ndërhyjë në procesin hetimor në Shqipëri, pasi sipas tyre, 35-vjeçari Kaçifa është thirrur në komisariat lidhur me vendosjen e flamujve grekë, pak ditë para vrasjes.

Ata janë pyetur nga drejtuesi i prokurorisë së Janinës, Argyris Dimopoulos. Sipas deponimit të familjes në prokurorinë greke, le të kuptohet se Greqia ka hapur tashmë një proces hetimi paralel për vrasjen e ushtarit ekstremist grek në Bularat. 

Konstantinos Kacifa dhe motra e tij

Konstantinos Kacifa u vra më 28 tetor, pasi nuk pranoi të dorëzohej tek policia shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Si u vra ekstremisti grek, dalin detajet, Kaçifa qëlloi edhe negociatorin e RENEA-s, kërkohen pamjet filmike

Detaje të reja zbulohen nga hetimi i dosjes për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjiroakstrës. Report Tv, ka mësuar se reparti RENEA ka filmuar këtë operacion, në momentin kur i është bërë thirrje që të dorëzohej Konstantinos Kaçifa. Një negociator i RENEA-s është afruar pranë tij, dhe i ka kërkuar grekut të dorëzohej pasi nuk kishte rrezik për të.

Por Konstantinos Kaçifa, ka qëlluar edhe mbi negociatorin e RENEA-s. Pas këtij moment, greku vazhdoi të qëllonte mbi RENEA-n që vendosën më pars ta neutralizojnë.

Pamjet filmike të RENEA-s ende nuk janë mbikqyrur. Ndërkohë prokuroria e Krimeve të Rënda, mëson Shqiptarja.com, ka kërkuar tërheqë regjistrat e efektivëve të repartit RENEA, si edhe regjistrat e armatimit, për të bërë të mundur ekzaminimet në laborator.

Ora 12:14
Konsulli grek tek Krimet e Rënda, takim me Donika Prelën

Konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Report Tv ka mësuar se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë  e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare.

Ndërkohë që ditën e sotme, mediat greke kanë raportuar se edhe në Greqi po zhvillohen hetime për këtë çështje, dhe se janë pyetur motra dhe prindërit e tij në prokurori.

Ora 09:50
Vrasja e ekstremistit grek, ish-ministri i Jashtëm: Të njëjtën gjë do të bënte edhe policia amerikane

GREQI- Për vrasjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifas, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm, Theodoros Pangalos. Në një lidhje direkte për televizionin SKAI ai u shpreh se 35-vjeçari kishte një armë me vete dhe po qëllonte mbi policinë. Në kushte të tilla, në të njëjtën mënyrë do të reagonin edhe forcat amerikane apo skandinave. 

Ai kishte me vete një armë me vete apo jo? Unë jam i mendimit se mbi një person që mban një armë dhe qëllon mbi policinë do të veprohej njësoj edhe në SHBA apo edhe në vendet skandinave.

Theodoros Pangalos, ish-ministër i Jashtëm

Gjithashtu, ish-ministri i Jashtëm Theodoros Pangalos hodhi poshtë pretendimiet se i riu grek sapo kishte shkuar në fshat për të vënë flamunjtë duke u shprehur se Kaçifas kishte muaj që qëndronte dhe vepronte në Bularat. 

Unë kam gjetur fotografi në internet nga Bularati që nga 25 marsi dhe rrugët janë plot me flamuj grekë. Pra ai kishte kohë që vepronte aty.

Theodoros Pangalos, ish-ministër i Jashtëm

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuq e zi: 01/11/2018 18:03

    Duan filmimet e reneas? Po filmimet ilia karelit i dhane ata?

    Përgjigju
  • Rroku: 01/11/2018 10:56

    Ne çdo shtet te botes keshtu do te ishte vepruar se ishte terrorizem ndaj shtetit.

    Përgjigju
  • Neri: 01/11/2018 10:28

    Po normal , duket qe eshte provokim nga Agimi Arte. Te ngrish ne pjedestal nje Terrorist qe me siguri donte te bente nje incident diplomatik me Greqine.

    Përgjigju
  • Artan Hoxha President: 01/11/2018 10:26

    Forcat Speciale AMERIKANE që quhen SWAT TEAM , Jo vetëm do ta kishin Ekzekutuar, por do ta kishin bërë edhe "TABELË QITJEJE" , që të mos njifej fare!! Kshuqë Terroristët e Greqisë duhet të Falenderojnë 100 herë RENEAN dhe Policinë e Shtetit SHQIPTAR .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje