Vrasja e Majollarit, si i shpëtoi autori policisë, zbardhet dëshmia e familjarëve të tij në polici

Vrasja e Majollarit, si i shpëtoi autori policisë, zbardhet dëshmia e familjarëve të tij në polici

Viktima Mario Majollari

Për vrasjen e Mario Majollarit, Policia e Tiranës ka marrë në pyetje familjarët e Kastriot Gjuzit, autorit të dyshuar të atentatit. Në Polici familjarët e Gjuzit kanë thënë se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë Kastriotin të fliste për hakmarrjen ndaj familjes Majollari.

Familjarët janë shprehur se e kanë takuar Kastrioit Gjuzin mesditën e së martës dhe në mbrëmje ai nuk ka shkuar në shtëpi. Gjithashtu, të afërmit kanë thënë në Polici se Kastrioti e ka telefonin e fikur dhe nuk ka kontaktuar me asnjërin prej tyre, por theksojnë se 40-vjeçari nuk ka lidhje me vrasjen e Mario Majollarit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kastriot Gjuzi është larguar me këmbë, pasi vrau 28-vjeçarin dhe më pas ka marrë një makinë ngjyrë gri dhe ka ikur në drejtim të Tufinës.

Në banesën e tij në Tufinë Policia ka gjetur një makinë, e cila kishte pak minuta që ishte fikur, pasi ishte ende e nxehtë, por nuk dihet nëse është përdorur në vrasjen e Mario Majollarit. Kjo makinë është sekuestruar nga policia. Ndërkohë, për makinën e gjetur të djegur në Fushë-Kurjë, hetuesit dyshojnë se ajo është përdorur për të humbur gjurmët ndaj Kastriot Gjuzit.

Vrasja për hakmjarre
Pista kryesore ku po heton policia është hakmarrja, pasi babai i Marjo Majollarit është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt, ndërsa motivi dyshohet se ka qenë hakmarrja.

Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri