Vrau Mario Majollarin, kush është Kastriot Gjuzi dhe historia e vrasjeve në vitin 2000

Mario Majollari 28 –vjeç, banues në Kinostudio, në Tiranë, u ekzekutua me tre plumba natën e kaluar pranë banesës së tij. Atij iu bë pritë nga një person i armatosur në një rrugicë të errët, teksa po i afrohej shtëpisë. Vetëm 12 orë pas ngjarjes, Policia e Shetetit konfirmon se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, Kastriot Gjuzi, 40-vjeç. 

Sipas të dhënave, i riu Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy persona, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari. Ndërsa viktima e dytë, Armando Nelaj, ka qenë ish-kunati i Avni Majollarit. Kur babai i tij kreu krimin e dyfishtë, Mario Majollari ishte vetëm 10-vjeç. 


Autori i dyshuar i vrasjes Kastriot Gjuzi

Report Tv ka mësuar se Kastriot Gjuzi e ka ndjekur në këmbë për disa metra Mario Majollarin dhe në momentin kur i riu po i afrohej banesës, në një rrugicë të errët, e ka qëlluar atë për vdekje me tre plumba. 28-vjeçari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra në trup, pavarësisht se është tentuar t'i jepet ndihma e parë mjekësore. 


(Familjarët e Mario Majollarit në vendin ku u ekzekutua i riu, me të zeza nëna e tij)

Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e Kastriot Gjuzit në zonën e Tufinës, por nuk e ka gjetur. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është pikërisht ajo e hakmarrjes për krimin e babait të Marios, Avni Majollari, 18 vjet më parë në rrugën që të çon për në Dajt, i cili la të vdekur Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin. 

Mario Majollari kishte kërkuar azil në Suedi pasi i rrezikohej jeta nga një hakmarrje e mundshme për shkak të krimeve që mbanin autorësinë e babait të tij, por kërkesa i ishte refuzuar nga autoritetet suedeze. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Kastriot Gjuzi ka pasur dijeni për kthimin e Mario Majollarit dhe natën e kaluar i bëri pritë duke e vrarë me tre plumba fare pranë banesës në kryeqytet. Vetë Mario Majollari nuk rezulton person me precendetë penal, ndërsa sipas fqinjëve ai nuk njihej si person problematik. Ndërsa autori i dyshuar, Kastriot Gjuzi, rezulton i arrestuar në vitin 2015 për drejtim motori pa patentë.

Tiranë

Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Aleksandër Moisiu". Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor. Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:
• K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç. Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Vrasjes për gjakmarrje" , "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.




(Policia vijon të jetë në vendin ku ndodhi krimi)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Dhimbje e lot, familjarët e Mario Majollarit në vendin ku u vra, nëna lëshon kujën

Mëngjesin e sotëm familjarë të Mario Majollarit, 28-vjeç, të riut që u vra nga Kastriot Gjuzi për hakmarrje, pasi babai i të riut i ka ekzekutuar vëllain në vitin 2000, kanë bërë homazhe pranë vendit ku ai u qëllua për vdekje. 

Me lot në sy ata kanë ndezur qirinj ndërsa dhimbja ka pllakosur familjarët. Nëna dhe motra e tij kanë lëshuar kujën për tragjedinë që iu ka ndodhur. Mario Majollari ishte djalë i vetëm, ndërsa kishte vetëm një motër.  


(Familjarët e Mario Majollarit në vendin ku u ekzekutua i riu, me të zeza nëna e tij)

Familja e viktimës ka çelur dyert e mortit që mbrëmjen e kaluar pas ngjarjes, ndërsa gjatë ditës së sotme Mario Majollarit do t'i jepet lamtumira e fundit.



Policia identifikoi në kohë rekord autorin e krimit, Kastriot Gjuzi. Ai mori hak për vrasjen e vëllait nga Avni Majollari i cili është i dënuar me burg të përjetshëm.  

Ora 09:56
Ekzekutimi i të riut, fqinjët rrëfejnë tmerrin me lot në sy: Dëgjuam 4 krisma, kur dolëm jashtë ...

Fqinjët e 28-vjeçarit të ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar. Ata shprehen me lot në sy se Marjo Majollari ishte një djalë i mbarë dhe punëtor, ndërsa tregojnë momentin e tmerrit kur i riu është qëlluar me katër plumba pranë banesës së tij në Kinostudio.

‘Unë isha në shtëpi, dëgjova katër krisma, por mendova se ishin fishekzjarre. Kur më tha djali ‘o nënë qenka mbushur dritarja plot policë’. Kur dal, mendova se i kanë vjedhur makinën djalit, por më thanë se ishte vrarë Marjo. Jemi shumë të shqetësuar, ka qenë fëmijë i mbarë, punëtor", shprehet fqinja me lot në sy.

Po konflikte që ka pasur babai i tij?
Jo nuk e njihja babanë e tij, nuk e di. Unë e njihja se goca ime ka pasur tezen e kësaj shoqe.

Fqinji 2: Ka qenë njeri i respektueshëm dhe kalamajtë i donte shumë.

I dëgjuat të shtënat?
Jo, s’i kam dëgjuar fare.

Kishte probleme?
Asnjë, me asnjë lloj njeriu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duhet ligj: 11/04/2018 19:54

    Nuk ka ligj qe ta ndaloje kete masaker mesjetare,vetem çivilizimi i brezit mbas ketyre horrave.O zot i madhë kur lexon dhe komentet gjaku lahet me gjak

    Përgjigju
  • Vlora: 11/04/2018 19:44

    Ky i shkreti ka qenë femije kur babai ketij ka ber vrasjet ,per krimin duhej vrar babai dhe jo ky Dheu i lehte ty o i pafajshem!

    Përgjigju
  • Albanian: 11/04/2018 14:25

    U prefsh ne paqe vlla gjynaf per moshen e re.

    Përgjigju
  • Miri: 11/04/2018 13:08

    DUHET NJE LIGJ I PRERE PER HAKMARRE NGA PARLAMENTI U BE VRASJA POLICIJA DUHET TE KESHILLOJE ME GJUHE LIGJI TE DY PALET N Q S VAZHDOJNE VRASJET PERSONAT DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM DIREKT

    Përgjigju
  • Fredi: 11/04/2018 12:24

    Kush nuk paguan me gjak, paguan me lote. Prandaj shqiptaret duhet te jene te qete dhe jo te marrin armet sepse ja pasoja. Komplimente per policine e tiranes qe zbardhi kaq shpejt ngjarjen. Vrasesi nuk ka ku shkon, ne mos sot neser do kapet dhe do paguaje dhe ai me gjak ose me lot. Martohen bejne femije dhe pastaj harrojne. Kjo rrace duhet sterilizuar si qente e rrugeve.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/04/2018 11:52

    Mos mor cfar beni keshtu gjynah i shkreti me familje e i 28 vjec ne lule te jetes vete i merre jeten ropit. Pse vrisni ate qe nuk ka faj ecni mor ke vrasesi babi i ketij. Gjynah i shkreti. I dhjefsha gjakmarrjen shqiperis.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/04/2018 10:58

    Sikur të egzistonte denim me vdekje vetem për këto raste hakmarrjëje !!! Sali Berisha e bëri këtë, e ktheu hakmarrjen ky njeri i kohës mesjetare!!!!

    Përgjigju
    • Mirditor M'NITALI: 11/04/2018 12:49

      GJYNAF, DJAL I RI DJAL I MIRE. SHTETI SHQIPTAR DUHET TA KISHTE M'BROJTUR NGA HAKMARRJA. PASTAJ TI ARBËR MOS JA FUT KOT SE NË FUND TE FUNDIT VRASJE KA NE TAN BOTEN,SE GJAKUN STA FAL KUSH (NJERI) NUK KA LIDHJE SALI BERISHA APO DI KUSH T'JETER. SE EDHE KOMUNISTI KA VRARE NJERZ PA GJYGJE KOT FARE PA LIDHJE

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan