POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasja në Bllok/ Kushëriri i Çekajt të 613 kg kokainë pritet të dorëzohet dhe të sqarojë sherrin me Matën para lokalit

Eldi Dizdari ose siç njihet ndryshe nga rrethi miqësor si Denis Matoshi, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës, me qëllim sqarimin e rolit të tij në ngjarjen e rëndë, ku ndodhi masakra e 4 tetorit 2018, në ish-bllok. Pikërisht në këtë ngjarje u plagos Ervis Martinaj, Eljo Hato dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Dizdari, që rezulton të jetë dhe burri i ish-miss Shqipëria, Suada Sherifi, besohet të jetë njeriu kryesor që ka sjellë ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Fabian Gaxha, pasi ai së bashku me disa persona të tjerë, është konfliktuar në trotuarin para lokal “Monopol” me Ervin Mata, të fejuarin e këngëtares Elvana Gjata.

Nga të dhënat e mbledhura nga “Shqiptarja.com” dyshohet se Eldi Dizdari, ka qenë shok i ngushtë me Ervin Matën, dhe kanë qëndruar së bashku për një kohë të gjatë në Hollandë dhe Belgjikë. Dizdari njihet si kushëri i parë i Arbër Çekaj, biznesmenit të arrestuar në Gjermani për trafik kokaine. Krisja mes Dizdarit dhe Mata ka qenë pikërisht hatërmbetjet për borxhet financiare dhe për pasojë, kanë filluar të akuzojnë njëri-tjetrin për shuma eurosh të pashlyera. Madje siç mësohet, dyshohet se Dizdari i ka vendosur gjoba financiare Ervin Matës dhe ka ushtruar presion mbi të në mënyrë që të kryente pagesat, por një gjë e tillë nuk është realizuar nga Mata. Sipas burimeve nga policia Dizdari ndodhet në Shqipëri, ndërkohë dyshohet se ai disponon tre pasaporta me emra të ndryshëm, ku njërën e ka të kombësisë shqiptare dhe dy kosovare.

Pamjet filmike nxjerrin Dizdarin e Matën në rrugë
Nga verifikimi i pamjeve filmike ka rrezultuar se rreth orës 20:37, nga dyqani “Monopol”, ka dalë Ervin Mata, i cili është duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të shtetasit Redi Popescu, Ervini del jashtë për t’u takuar me të fejuarën e tij shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Në filmime, Elvana kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet tip Benz Mercedec, tipi “G – Class”, ngjyra e zezë me disqe të zezë, por pa targë të identifikueshme. Pikërisht në këtë makinë ka qenë Eldi Dizdari i shoqëruar nga disa persona të tjerë.

Në këtë moment ai besohet ti ketë folur Ervin Matës, që ndodhej në trotuar. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”. Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personat që ndodhen brenda në automjet, në të cilin ishte dhe Eldi Dizdari, ku vërehet se Ervin Mata e shtyn me dorë Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar. Pikërisht gjatë bisedës, dyshohet se Dizdari ka vijuar të kërkojë shumën e eurove që Mata ja kishte borxh, madje edhe e ka kërcënuar.

Mirëpo pasi janë konfliktuar së bashku, Mata është kthyer drejt lokalit dhe sipas deklarimit të Redi Popescu-t, ai ka dëgjuar Ervinin, se personi që ishte në drejtim të automjetit ishte ish-shoku i ngushtë i tij, dhe kjo duket edhe nga pamjet filmike ku Ervini largon Mevjolin me qëllimin për t’u sqaruar vet, megjithëse Mevjoli nuk largohet por i qëndron aty pranë. Pasi shkëmbejnë disa fjalë me Eldi Dizdarin, rreth 1 minutë më pas Ervini me Mevjolin, largohen në drejtim të dyqan “Monopol”, ndërsa automjeti i Dizdarit vazhdon në drejtim të “Sky Tower”.

Ish-polici Guzi mori në krahë Haton
Hetimet e kryera gjatë kësaj kohe, kanë përparuar duke zbuluar dhe emra të tjerë, që kanë dalë në pamjet filmike të sekuestruara nga ana e prokurorisë së Tiranës. Pas shkëmbimit të zjarrit brenda në lokal, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj, së bashku me Eljo Haton, në filmime rezulton se këtë të fundit në hyrje të lokalit “Monopol” e ka ndihmuar duke e marë në krahë, një person i quajtur Fredi Guzi. Sipas verifikimeve të policisë dhe prokurorisë Guzi është një ish-polic dhe ka qënë jashtë lokalit kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Fraiku: 02/12/2018 12:33

    Ja moren doren keta bandite, dorzohen dhe me pas prokuroria i liron kur minimalisht duhet te denohen per moskallezim krimi. Rast me ge mire per te verifikuar dhe sekuestruar pasurine e paligjshme te ketyre prokuroria nuk ka.

    Përgjigju