Vrasja në ish-bllok, policia në kërkim të ish-efektivit “Santiago”, mik i Ervis Martinajt

TIRANE - Për përplasjen me armë në ish-bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato, Policia është në kërkim të ish-policit me nofkën “Santiago”.

Ky person që shohim në videon ekskluzive të siguruar nga Report TV, hynë dhe del qetësisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele. Pavarësisht se nuk është i identifikueshëm, burime policore bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ish-polic, mik i Ervis Martinajt dhe që kërkohet të merret në pyetje për përplasjen me armë në ish-bllok. Ai shihet teksa hyjnë pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin Monopol. Po kështu edhe kur del, pavarsisht se ka ndodhur një përplasje me armë, ish polici shfaqet i qetë dhe i pashqetësuar.

Ndërkohë Prokuroria dhe Policia kanë në dorë edhe një pjesë të pamjeve filmike të sherrit që ndodhi jashtë lokalit Monopol me grupin e Ervin Matës. Një i ri që është konfliktuar me Ervin Matën, komandon Merviol Bilo dhe Fabjol Alushi gjithashtu po kërkohet për t'u marrë në pyetje, por deri më tani nuk është gjetur.

Përvecc ish policit me nofkën “Santiago” dhe të riut që qëndronte në ambjentet e jashtme të lokalit “Monopol” në kërkim janë edhe Ervin Mata, Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi. Deri më tani asnjëri prej tyre nuk është gjetur dhe dyshohet se mund të jenë larguar jashtë Shqipërisë nga kufiri i gjelbër.

Mbrëmjen e 4 nëntori Ervis Martinaj, Eljon Hato, Fabjan Gaxha dhe ish-polici me nofkën “Santiago” u përplasën me Ervin Matën, Merviol Bilon, Fabjol Alushin dhe Geldo Hotin. Sherri përfundoi edhe në përplasjen me armë zjarri. Të arrestuar janë Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Van basten: 01/09/2019 17:23

    E more vesh kush esht santiago?

    Përgjigju
  • fredi: 13/11/2018 19:29

    kush eshte ky santiago a e njef njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet