Vuante nga kanceri, ndërron jetë regjisori i njohur shqiptar (Foto)

Vuante nga kanceri, ndërron jetë regjisori i njohur shqiptar (Foto)

Regjisori i ndjerë, Bekim Lumi

Regjisori i njohur shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin e hidhur e ka dhënë kolegu dramaturgu Jeton Neziraj, përmes postimi në rrjetin social Facebook. Regjisori i njohur vuante prej dy vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit.

Bekim Lumi, përveçse regjizor, ishte edhe pedagog në Universitetin e Arteve në Prishtinë. Lumi numëron dhjetëra shfaqje të realizuara, e që kanë rezultuar të suksesshme. Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premierën e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120-të të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

(Regjisori i ndjerë Bekim Lumi)

 Në fund të shfaqjes i ndjeri Lumi falënderoi  të gjithë ata që e ndihmuan për shërimin e tij. Prej disa muajsh, Bekimi ishte shtruar në një spital privat në Prishtinë për shkak të gjendjes së rënduar, ku dhe ka ndërruar jetë.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës