POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vuçiç takon shokun e ushtrisë në Mitrovicë, Fikret Demiri ndan kujtimet e rinisë me presidentin serb

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe miku i tij

KOSOVË- Gjatë vizitës së tij në Kosovë 2 ditë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka takuar shokun e tij të ushtrisë.

Bëhet fjalë për juristin Fikret Demiri, nga komuniteti goran, i cili punon në Ministrinë e Kulturës në Prishtinë.

Me takimin ata kanë rikujtuar kohërat e vjetra kur shërbenin në armatën e ish-jugosllavisë.

Në një prononcim për mediat serbe, Demiri kujton se Vuçiçit i pëlqente shumë që të luante shah por nuk i pëlqente të humbiste dhe në këto raste kërkonte një ndeshje të dytë.

Për Demirin, Vuçiç u bë president 30 vite më parë.

Çdo ditë ne merrnim mësime politike për 45 minuta. Dhe zyrtari politik që na jepte leksione, Fehim Bibiç, i tha që ti një ditë do të udhëheqësh vendin dhe ne të gjithë i thamë se ai do të jetë presidenti. Dhe ashtu u bë. Për ne ka qënë gjithmonë i tillë.

Fikret Demiri

ke.mu.
Komento

Komente

  • Arbëri: 11/09/2018 10:16

    Ik ore e ..... me te bashk...!!!

    Përgjigju