Spahiu: Në Shqipëri janë 4 banda që as media, as qeveria, as opozita s’ja përmendin kurrë emrin

 

Spahiu duke folur për emrin e ri të kreut të policisë së shtetit, u shpreh në Frontline se drejtori i ri nuk mund të bëjë shumë gjëra përballë krimit, pasi ka banda që nuk guxojnë t'i përmendin as qeveria, as opozita dhe as mediat.

'Ka një doktrinë shkencash, nëse policia dështon në kundërvajtjet penale, nuk ka pritshmëri në luftën ndaj krimit. Kështu e ka nisur Rudi Guliani, kur tha nuk do lejojmë një xham makine të thyhet. Qarkullimi rrugor është më keq se në kohën e Saimir Tahirit. Sot 4 bandat kryesore nuk guxohet ti përmendet emri as nga politika, policia, media. Përmenden banda që janë në shkërmoqje. Unë nuk guxoj t’ia përmend emrin. Janë aq të fuqishëm. Në nivel qeveritar, edhe tek kryetari i opozitës nuk i përmend më. Janë të shantazhueshëm përballë pushtetit të parasë dhe rrjetit që ata kanë. Më duket qesharake kur themi se një drejtor policie do bëj namin.'


Lajmi kryesor:

Spahiu: Një polici që s’kontrollon as qarkullimin rrugor, s’mund të luftoj krimin e organizuar


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam

Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam