Samiti i NATO-s, Mattis: Kontributi i Shqipërisë, më i madh sesa madhësia e saj gjeografike

Samiti i NATO-s, Mattis: Kontributi i Shqipërisë, më i madh sesa madhësia e saj gjeografike

Ministrja Olta Xhaçka dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis

Shqipëria vlerësohet për kontributin dhe angazhimin e saj në misionet dhe operacionet e mbrojtjes kolektive.

Një ditë pas Samitit të NATO-s, që u mbajt në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nënvizoi qëndrimin që Aleanca e Atlantikut të Veriut mbajti sa i takon Shqipërisë.

Pavarësisht se Shqipëria shpenzon 1.2% të buxhetit të saj përkundrejt PBB për NATO-n dhe ka kufizimet e saj në financa dhe kapacitete, kontributi i pakursyer i djemve dhe vajzave tona në uniformë në misionet dhe operacionet e mbrojtjes kolektive, vlerësohet maksimalisht dhe u vlerësua edhe në këtë samit nga drejtuesit e Aleancës. Ky kontribut na rendit në vendin e dytë si kontributori kryesor në raport me madhësinë e Forcës së Armatosur në Afganistan, misioni kryesor i Aleancës, dhe në vend të 13-të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e Aleancës. Siç ka thënë edhe sekretari Mattis, Shqipëria vazhdon të dëshmojë se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi se angazhimi i saj në Aleancë.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Ministrja Xhaçka mori pjesë në Takimin Special të ministrave të Mbrojtjes SHBA – Karta e Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë), që u mbajt këtë të premte në Zagreb.

Në takimin ku mori pjesë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ministrja Xhacka propozoi zgjerimin e Kartës së Adriatikut. Ndërsa gjatë takimit me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Mattis ka vlerësuar se kontributi i Shqipërisë në NATO është më i madh sesa madhësia e saj gjeografike

Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojme se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri – tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. Shumë shpejt, A-5 do të bëhet A-6, pas ftesës që do i bëjmë Kosovës për t’u bërë anëtare me të drejta të plota, dhe pse jo edhe A-7, nëse edhe Serbia do të pranojë ftesën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes 

Në Ministerial, ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, së cilës në emër të Qeverisë Shqiptare i shprehu gatishmërinë për mbështetjen dhe ndihmën në rrugën e anëtarësimit në NATO pas marrjes së ftesës për fillimin e bisedimeve një ditë më parë. Në Ministerialin e Zagrebit morën pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Sllovenisë, të cilat kanë statusin e vëzhguesit në Kartën e Adriatikut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia