Lezhë-Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur me rrugë të përgjakura nga aksidentet, ku mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër.
Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 1 grua dhe 2 fëmijë të mitur njëri 6 dhe tjetri 2 vjeç që udhëtonin me mjetin tjetër që u përfshi në aksident janë plagosur.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar Elona Florini 42- vjeç dhe Petrit Florini, 53- vjeç ky i fundit me detyrë efektiv policie, ndërsa gruaja me profesion mësuese.
Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Ngricat dhe temperaturat e ulëta shkaktuan disa aksidente në Rrugën e Kombit, ku u përplasën rreth 10 automjete, përfshirë edhe një ambulancë, ndërsa një autobus është përmbysur në rrugë në afërsi të Rrëshenit.
Një tjetër aksident është shënuar edhe në rrethrrotullimin e Savrës ku janë përfshirë dy mjete tip Benz ndërsa nuk ka pasur lëndime në njerëz, vetëm dëme materjale.
Edhe fillimi i vitit nisi me një aksident tragjik në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”. Nga përplasja e dy automjeteve, tre persona Klejdi Myftari, 24 vjeç, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, dhe Martin Dulaj, 25 vjeç humbën jetën. E plagosur mbeti e fejuara e Dulajt, Arsida Demiri, 19 vjeçe, u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë / Informacion paraprak/ Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Në Rrugën e Kombit janë shkaktuar për shkak të ngricave dhe temperaturave të ulëta, disa aksidente rrugore në mëngjesin e sotëm.
Mësohet se në aksidente janë përfshirë gjithsej rreth 10 automjete, mes tyre edhe një ambulancë

Report Tv ka siguruar foton e dy viktimave që humbën jetën në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër. Çifti i bashkëshortëve nga Puka janë identifikuar me emrat Petrit Florini, efektiv policie, dhe Elona Florini, mësuese.
Aksidenti i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Plukut, është pasuar nga një tjetër aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës.
Në të dyja rastet aksidentet kanë qenë me dëme materjale dhe me lëndime të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe bashkëudhëtarët e tyre.
Në aksidentin e ndodhur sot në rrethrrotullimin e Savrës janë përfshirë dy mjete tip Benz me dëme materjale.
Sipas policisë së qarkullimit shkaku i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara dhe mosrespektimi i kodit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.
Moti keq me temperatura të ulëta ka krijuar ngrica në Rrugën e Kombit. Per pasoje një autobuz është përmbysur në afërsi të Rrëshenit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka edhe persona të plagosur.
Komente









Besoj qe jo te gjithe kan gomat dimrore qe jane shume te rendesishme. Ngushllime
PërgjigjuTan mi venos pipen i ki shtat ball!
Përgjigju