POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zamira, gruaja e ish-zyrtarit azerbajxhanas që shpenzoi plot 18 mln € brenda një dyqani luksi(FOTO)

Zamira, gruaja e ish-drejtorit të Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit që shpenzoi 18 mln euro

Kjo grua që shihni në foto është Zamira Haxhijeva, gruaja e Xhahangir Haxhijevit, ish-drejtorit të Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit.

Ajo ka shpenzuar plot 18 milionë euro brenda një dyqani luksi, brenda 10 vitesh, me një mesatare prej 5 mijë euro në ditë.

Autoritetet britanike i kërkojnë që të  vërtetojë të ardhurat së bashku me bashkëshortin, ndryshe do të humbasin edhe shtëpinë e tyre, me një vlerë 20 milionë dollarë në Londër.

Zamira është  gruaja e Xhahangir Haxhijevit që u arrestua në vitin 2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve.

BBC shkruan se gjykata i kërkon çiftit të kthejë 39 milion dollarë. Në një ditë të vetme Zamira ka blerë 200 mijë euro parfume, stoli dhe orë dore. Të nesërmen ajo ka shkuar tek dyqani dhe ka blerë 2 mijë euro verë. Rreth 7 vite më parë, një kompani offshore ka blerë shtëpinë ku jeton çifti, që ndodhet shumë pranë dyqanit Harrods në emër të Zamirës. Ajo ka thënë në gjykatë se është e pafajshme dhe se ajo bashkë me bashkëshortin janë viktima.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Ela: 11/10/2018 03:25

    Sa Zamira ka ne Albania? Po nuk ka veting ama. Beni qef o Zamira me pare, botoxa a sex!!!

    Përgjigju
  • Anton: 10/10/2018 23:57

    Zamira nano, Zamira berisha, Zamira rama, Zamira basha apo Zamira meta?

    Përgjigju
  • bledi 1: 10/10/2018 22:27

    rrofte bbc

    Përgjigju