Debati për integrimin, Macron: Jo zgjerim për Ballkanin! Juncker: Nuk dua rikthim të luftës
Ndërkohë që ditën e sotme Komisioni Europian publikon raportet progresin e vendeve të Ballkanit perëndimor në ecurinë e tyre drejt BE-së, në Parlamentin Europian është zhvilluar një debat për sa I përket zgjerimit të Unionit.
Ndërkohë që ditën e sotme Komisioni Europian publikon raportet progresin e vendeve të Ballkanit perëndimor në ecurinë e tyre drejt BE-së, në Parlamentin Europian është zhvilluar një debat për sa i përket zgjerimit të Unionit. Presidenti Francez, Emanuel Macron, vendi I të cilët është skeptik për sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Europian duhet të ndalet, pasi blloku ka nevojë që të reformohet.
Nga ana tjetër Macron është kundërshtuar nga lider të tjerë të BE-së, ku presidenti i Komisionit Europian, Juncker, ka paralajmëruar se nëse ndalet zgjerimi i Bllokut, dhe vendet e Ballkanit e humbin shpresën për anëtarësim, atëherë në rajon mund të ketë një rikthim të konflikteve të armatosura.
Vendet anëtare të BE duhet të bien dakord në mënyrë unanime për anëtarësimin e vendeve të tjera. Anëtarësimi në BE ka qenë një forcë e fuqishme për reforma politike dhe demokratike në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Nuk dëshiroj që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por nuk dua një Europë që Funksionon me vështirësi me 28 vende dhe që së shpejti do të mbese me 27, të vendos nëse ne mund të vazhdojë zgjerimin në mënyrë që të bëhemi 30 ose 32 vende që do të kemi të njëjtat rregulla
Presidenti i Francës Macron
Deklaratës së Macron për një ngrirje të procesit të zgjerimit të BE, i është përgjigjur presidenti i Komisionit Europian i cili u shpreh se:
Nëse ne u heqim këtyre vendeve të cilat janë pjesë e një rajoni shumë të komplikuar, perspektivën europiane, duhet ta pranoj se do të përjetojmë sërish situatën e viteve 1990 dhe unë nuk dua që të rikthehet lufta në Ballkanin perëndimor
Presidenti i KE, Juncker
Liderët e BE dhe ata të Ballkani perëndimor do të takohen në Bullgari më 17 Maj, por asnjë prej vendeve të Ballkanit perëndimor nuk pritet të marrin një ftesë për t'iu bashkuar BE-së edhe pse disa prej tyre janë të përfshirë në negociatat për anëtarësim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.8%
-
Jo
59.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor 2024, 13:51
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor 2024, 11:39
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor 2024, 21:44
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor 2024, 13:10
-
Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
12 Dhjetor 2024, 19:38
-
Lufta në Ukrainë/ Trump: Putini ka humbur! Zelensky zbulon se çfarë i tha presidentit të zgjedhur amerikan në pallatin Elysee
9 Dhjetor 2024, 17:02
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor 2024, 21:44
-
Lufta/ Trump: Mund të reduktojmë ndihmën për Ukrainën
8 Dhjetor 2024, 16:59
-
Sot ceremonia e hapjes së katedrales Notre-Dame/ Presidentët Trump dhe Zelensky kanë mbërritur në Paris
7 Dhjetor 2024, 16:35
-
Rihapet Katedralja e ‘Notre-Dame’, Trump e liderët botërorë në Paris! Kambanat bien për herë të parë pas 5 vitesh! Macron: Le t’ia kthejmë botës! I pranishëm edhe Rama
7 Dhjetor 2024, 08:04