Zhdukja e 59-vjeçares në Ferras të Fierit, polumbarët ndërpresin kërkimet në lumin Vjosa

FIER- Ndërpriten kërkimet për 59-vjeçaren Manushaqe Nexhipi e cila u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj që prej pasdites së djeshme.

Report Tv ka mësuar se mesditën e sotme në vendngjarje kanë shkuar 3 polumbarë të forcave RENEA të cilët kanë nisur kërkimet për zhdukjen e 59-vjeçares, ndërsa në darkë i ndërprenë. Gruaja u deklarua e zhdukur, por familja dyshojnë se ajo është vetëhedhur.

Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat. Ka qenë bashkëshorti i 59 vjeçares, ai që ka njoftuar fillimisht policinë, por nga ky njoftim ka shkuar në shtëpi vetëm inspektori i zonës.

Manushaqe Nexhipi është e paralizuar, nënë e dy fëmijëve dhe lëviz nga shtëpia vetëm me ndihmën e një karroce.

Reagime dje pati edhe nga opozita, ku deputeti i zonës Luan Baçi tha se policia nuk po vepronte për të nxjerrë trupin e gruas nga lumi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar