Zona e Tales katër orë pa drita, irritohet deputeti socialist Pjerin Ndreu: Do protestojmë

Zona e Tales katër orë pa drita, irritohet deputeti socialist Pjerin Ndreu: Do protestojmë

Deputeti Pjerin Ndreu

Në kulmin e sezonit turistik në zonën e Tales në Lezhë mungon energjia elektrike prej të paktën 4 orësh. Shqetësimin e bën publik deputeti socialist Pjerin Ndreu në Facebook.

Ai e cilëson tallje dhe njëherësh paaftësi të OSHEE-së gjithçka ndodh atje.  Si deputet i zonës Ndreu kërkon zgjidhje të menjëhershme, në të kundërt paralajmëron protesta.

Të lësh zonën turistike të Tales 4 orë pa drita në kulmin e sezonit turistik është kulmi i paaftësisë dhe talljes që strukturat e ç'akorduara të OSHEE bëjnë. Ca pseudoreforma me shpikje banale kanë futur në qorrsokak menaxhimin e situatës. Si deputet zone kërkoj ndërhyrje të menjëhershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vënë në krye të një proteste që nuk do jetë e lehtë për gjithë ata që e gatuajnë këtë katrahure turpi. S’më intereson aspak se kujt partie i përkasin, por çfarë zullumesh bëjnë në dëm të sezonit turistik! Turp!

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soso: 02/08/2018 07:11

    Pjerin Ndreu, simboli i tranzicionit te nje vendi te botes se 3-te: aty ku per injorantin kufiri eshte qielli. Kur ben edhe nga keto makinacionet populiste ky lloj butaku..

    Përgjigju
  • Toni: 02/08/2018 00:38

    Ky do prevoj fatin per kryetar bashkie e Po hiqet si Nan Tereza Po lesht e curres do fitoj me 4 klas shkoll

    Përgjigju
  • Eni: 02/08/2018 00:14

    Vetem kaq di te besh o Pjerin. Shkruaj nje koment ne rrjetet sociale dhe i sigurove votat per mandatin tjeter. Dhe populli shkrete qe thote qe Pjerini eshte me neve se na ka mbrojtur kur iken dritat. Polic i zgjuar je o Pjerin Ndreu.

    Përgjigju
  • Muuuu !!!: 01/08/2018 20:49

    NE NE FIER SKEMI LIRI QE KETU e 10 VJETESH TI na jerking drita per turistet QE te perishing TY TY TY BIZNESET .NA SILL LIRINE SE JEMI MVERTHYER NGA BEN QIMET , NGA KAJOLLET NGA BORICET VRASES E PENGMARRES , NGA GIM BORICI QE VRAU KUSHERIRIN DHE I MORI TOKEN PO ESHTE PARTNER ME KAJOLLET ,E PO PO ,PO ... KAM FRIKE TA THEM ...SMA MBAN SE GJYKATESIT MARRIN MILIARDA PARA PER T'U PASTRUAR REKORDET DHE BILE I BEJNE DHE SIPERMARRES BIZNESESH NE PREFEKTURE , NE BASHKI , KU MERREN VENDIME TE RENDESISHME ...

    Përgjigju
  • rrushi: 01/08/2018 19:49

    ca ke plako?! te djeg dhe ty nga reformat

    Përgjigju
  • Ilo: 01/08/2018 19:40

    Pjer mos u irrito ne kemi tre muaj ne mes te Tiranes te Blv i Ri Lali Eri sebashku me djemte e pasanikeve shqiptare dhe me ca shoqata drogagjinjsh si RichKidsAlbania Bmwx3 dhe njefare AutoTirana kane vendosur qe me zhurmat e garave me makina dhe motorre ne te mos fleme sepse sapo te zen gjumi ngrihet nje helikopter fluturim mbi banese apo nje fershellime gomash nga ata qe edhe ne rruge te jesh te ben me zemer jo ne gjume,na tmerruan kalamajte ,pothuajse nate per nate telefonojme policine por e shohim qe jane te pafuqishem te gjoret.tani ka mbetur te marrim hunjte dhe te ju hyjme cte gjejme para edhe lali Erin po na doli sepse ai blvd eshte jashte cdo lloj funksioni per mjetet pasi ne banoret me mjetet tona vazhdojme ti biem ne rrugen gropa gropa sepse kompania e ndertimit nuk ka lene asnje shteg hyrje apo dalje pasi sipas tyre keshtu ka urdheruar Bashkia ti flet per 4 ore pa drita ne Tale po nuk ben njeru keshtu ,takoje Ardian Celen jepi nje dreke dhe rregullohet problemi sesa te rrish te nxjerresh njerzit ne proteste dhe pastaj te merresh me kryeministrin te te fuse noj te share me "rob shpie"

    Përgjigju
    • Fredi: 01/08/2018 21:36

      Do protestoj kundra vetes o Ilo hahahaha po pergatit terrenin qe te behet kryetar bashkie.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale