Optika e Presidentit, i ftuar Ilir Meta / Pjesa e Parë

Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” për të folur për temat më të nxehta të aktualitetit politik. Kreu i shtetit u shpreh kundër nismës së opozitës për vettingun në politikë. Ai tha se do të shkaktonte kakofoni pa fund të fjalës Vetting dhe mund të sillte një inflacion dhe një rënie të besimit në tërësi, te procesi i Vetting-ut. Ndërsa referuar vettingut në policinë e shtetit shtoi se mund krijojmë presione të tepërta ndaj punonjësve të shtetit.

Çdo lloj Vetting-u, kudo, do të ishte i mirë, por edhe Vetting në çdo gjë do të humbte vëmendjen nga përqendrimi që duhet të kemi për sa i takon ecurisë e reformës në drejtësi, për sa i takon Vetting-ut në drejtësi, për sa i takon krijimit sipas standardeve kushtetuese dhe me integritet të institucioneve të reja të drejtësisë. Nuk do të ndihmonte asnjë proces tjetër për të qenë vërtet i besueshëm por do të krijojë një kakofoni pa fund të fjalës Vetting dhe mund të sillte një inflacion dhe një rënie të besimit në tërësi, te procesi i Vetting-ut.

Ilir Meta