Si është ndërtuar pushteti i Ramës, i ftuar Kastriot Islami

23 Tetor 2018, 16:04

TIRANË- Ish-deputeti i Parlamentit shqiptar Kastriot Islami, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo”, ka folur për ardhjen në pushtet të kryeministrit Edi Rama. Si një nga figurat më të vjetra në Partinë Socialiste të dikurshme, Islami ka thënë se Rama u bë kryeministër megjithëse kjo gjë nuk ishte e parashikueshme nga askush. Islami ka thënë se Rama është mbështetur nga filantropi Xhorxh Soros, si dhe ka hequr nga rruga e tij, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe presidentin e sotëm, Ilir Meta, asokohe një njeri me ndikim në PS.