Aksident në Fushë Krujë, përplaset fuoristrada me ‘Benz’-in, i plagosuri në rrugë në pritje të ambulancës

Makina e aksidentuar dhe një nga të plagosurit i shtrirë

1 / 5

Makinat e aksidentuara dhe një nga të plagosurit i shtrirë

2 / 5

Makinat e aksidentuara

3 / 5

Ambulanca merr të plagosurit

4 / 5

Ambulanca merr të plagosurit

5 / 5
25 Gusht 2018, 20:22

FUSHE KRUJE-Tre persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë –Milot në fshatin Luz. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes.

Dy makina, njëra ‘Benz’ me targa shqiptare AA 583 BP dhe tjetra fuoristradë me targa italiane janë përplasur rreth orës 18:30, ndërsa tre personat, mes tyre dy vajza, që ndodheshin në të dy makinat u plagosën. Njëri nga të plagosurit u dërgua në spitalin Ushtarak, pasi ka dëmtime më të rënda, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut.

Gazetari i Report Tv në Fushë Krujë, Julian Shota thekson se dy nga të plagosurit kanë qëndruar rreth një orë në vendin e ngjarjes të shtrirë në tokë në pritje të ambulancës nga Kruja, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ishte vetëm një ambulancë, ajo e qendrës shëndetësore në Fushë Krujë.

Autoambulancat vonohen pasi janë vetëm te spitali në Krujë ndërsa qendra shëndetësore e Fushë Krujës ka vetëm një. Ndërkohë që ditën e sotme janë shënuar disa aksidente nga Librazhdi në Fier dhe pasdite në Fushë Krujë. Bilanci i muajve të fundit ka qenë tragjik, pasi në 7 muaj sipas INSTAT kanë humbur jetën 120 persona, ndërsa shumë janë plagosur.