Piktori shqiptar Anri Sala ka ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar më 23 maj edicionit të dytë të Festivalit “Cloud Fest”, që do të mbahet për dhjetë ditë rresht tek “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.
Anri Sala njihet për numrin më të madh të ekspozitave të realizuara në mbarë botën dhe numrin e madh të objekteve të ekspozuara në to. Artisti më i spikatur në bienalet e mëdha ndërkombëtare, “rrëmbyes” i dhjetëra çmimeve ndërkombëtare do të bëhet këtë herë pjesë e një festivali në vendin e tij që do të ketë performanca të ndryshme artistike të luajtura nga 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës. Ky festival do të mbahet me rastin e 2-vjetorit të mbërritjes së “Resë” së Fujimotos në Tiranë.