Zjarre masive në Los Anxhelos, mijëra të evakuuar dhe dëme

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
8 Janar, 19:05

Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth. Njoftohet për dy viktima dhe disa të plagosur. Zjarret kanë përfshirë shumë zona të banuara në pjesën jugore të Kalifornisë duke detyruar evakuime masive të banorëve. Vatrat e zjarrit janë përhapur nga erërat e forta që në disa raste arrijnë shpejtësinë prej 160 kilometra në orë. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.