Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten

28 Tetor 2019, 20:52

'Diamond Coffe Store' është mbyllur ditën e djeshme në kuadër të aksionit anti-informalitet që po vijon me dorë të hekurt ndaj të gjithë bizneseve që kryejnë shkelje. Lajmin e ka bërë të ditur, zv.kryeministri Erion Braçe i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se Diamond Coffe Store e ka pësuar pasi është kapur për herë të dytë në tre muaj pa dokumentuar shitjet me kupon tatimor.

Edhe pse ky biznes është ndër më të frekuentuarit në kryeqytet, përsëri kjo nuk ka vlejtur që të vijojë punën konfrom rregullave dhe sipas ligjit.

Ndërkohë Braçe njofton se anti-informaliteti ka 'goditur' edhe në zonën e Rinasit ku është mbyllur një Restorant një 'Fast Food' si dhe një pikë ku jepeshin makina me qira.