DURRES-Atentat prokurorit Arjan Ndoja. Pasditen e sotme rreth orës 16:00 prokurorit Ndoja i është bërë një atentat me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, ku ka mbetur i plagosur së bashku me tre personat që ndodhej në makinë. Ndoja ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në drejtim të Durrësit së bashku me dy kriminelë, njëri prej të cilëve është Landi Muharremi, i njohur për disa vepra penale dhe si i 'forti' i Shijakut dhe një grua.
Prokurori po udhëtonte me makinën tip “Benz” me targa AA 333 ZD, pamjet e së cilës Report Tv i disponon. Makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal si pasojë e devijimit që ka bërë pas të breshërisë me armë zjarri. Prokurori Ndoja ndodhet jashtë rrezikut për jetën nga plagët që ka marrë, ndërsa dy kriminelët janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas.