Banorët e “Astirit” nisin ditën me protesta, bllokohet rruga deri në kryqëzimin e Selitës

Protesta e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re

1 / 6

Protesta e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re

2 / 6

Protesta e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re

3 / 6

Bllokimi i rrugës nga protesta e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re

4 / 6

Bllokimi i rrugës nga protesta e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re

5 / 6

Protesta e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re

6 / 6
9 Nëntor 2018, 09:18

TIRANË- Kanë nisur sërish protestat e banorëve të zonës së “Astirit” në Tiranë. Prej ditësh, ata tashmë protestojnë kundër vendimit për shembjen e banesave, për shkak të punimeve që do të kryhen për projekin e Unazës së Madhe.

Protestat e banorëve kanë shkaktuar trafik të madh në këtë aks. Të dyja anët e rrugës janë bllokuar deri në kryqëzimin e Selitës. Si pasojë e bllokimit të rrugës, qytetarët janë detyruar që të ecin në këmbë.

Sipas banorëve të zonës, përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishen në kuadër të projekteve për zhvillimin dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat për të dalë nga banesat e tyre.

Mbi situatën ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili është shprehur se në aktualisht autoritetet ndodhen në fazën e evidentimit rreth 317 objekte do të prishen.

Sipas kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, 163 ndërtesave që janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni. Qendro u shpreh se ata që kanë dokumente pronësie do të dëmshpërblehen ndërsa ata do të skualifikohen do përfshihen në listën e të pastreheve si dhe do u jepet bonusi i qerasë për 1-2 vjet.