Projekti i Unazës së Madhe, ARRSH: Ja kur do të nisë prishja e objekteve

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Afrim Qendro; kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici; nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbri Mazniku; drejtori i përgjithshëm i Hipotekës, Valdrin Pjetri dhe nëndrejtoresha e ALUIZNI-t, Indrid Konomi dolën sot paradite në një konferencë për median lidhur me projektin e Unazës së madhe.

Në fjalën e tij, kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro u shpreh se në fazën e evidentimit rreth 317 objekte do të prishen, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni.

Verifikimi i banesave në lotin ku do të shtrihet Unaza e Madhe

Ne jemi në fazën e parë të evidentimit të objekteve. Sapo të kemi statusin e duhur nga hipoteka do të fillojmë me prishjen e objekteve. Por do të presim institucionet. Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak.

ARRSH

Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar jo pak reagime nga banorët e zonës. Për dy ditë rrjesht ata kanë dalë në protesta duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj. Ata shprehen të irrituar, pasi sipas tyre banesat po prishen u paralajmëruar ata më parë.  Ndër banorët e revoltuar është edhe e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmia dhe Rustem Peçi, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, të cilët duhet të lënë banesat.

Por çfarë do të ndodhë me pronarët e objekteve që skualifikohen nga ALUIZNI?

Kreu i ARRSH-së, Qendro u shpreh se ata që kanë dokumente pronësie do të dëmshpërblehen ndërsa ata do të skualifikohen do përfshihen në listën e të pastreheve si dhe do u jepet bonusi i qerasë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbri Mazniku u shpreh se çdo person që ka një dokument hipotekor për banesën apo biznesin që preken nga projekti do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit.

Të gjithë familjet që janë në proces legalizimi dhe që do të duhen të skualifikohen bashkia Tiranë do i trajtojë me një nga programet e mbështetjes për banesë që kemi në dispozicion. Ata do të trajtohen me një procedurë të posaçme për bonusin e qerasë në mënyrë që të kemi për të kaluar në një procedurë të shpejtë dhe të aprovohen sa më shpejt në këshillin bashkiak që të kenë mundësinë të përfitojnë bonusin e qerasë për një periudhë të paktën 1 vjeçare por që ka mundësi të rinovohet më pas sa të kenë mundësi të ristrukturohen dhe menaxhohen në banesat e reja. Ose do të kenë një linjë prioritare në të gjitha programet e banesave sociale apo banimit që bashkia e Tiranës ka.

Arbri Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë

Projekti i Tiranës së Madhe për pjesën nga materniteti deri tek "Shqiponja" ka kushtuar 26.5 miliardë lekë, për një gjatësi prej 27 km. Së shpejti do të nisë edhe pjesa nga Shqiponja në Shkozë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 05/11/2018 11:44

    Shyqyr, “pastroni” Shqipërinë nga fryma fshatareske e karakatinave, çadrave bangladeshiane të fshataresise e cila për 28 vjet bëri masakra mjedisore te papara ndonjehere duke dhunuar dhe hapsira publike. Bjeruni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë