Një Rusi spektakolare dërgon në shtëpi një nga skuadrat pretendente siç është Spanja. Rusia arriti të eleminojë Spanjën me anë të njëmbëdhjet metërshave me rezultat 4-3. Nga 'Ruleta Ruse' vendasit u treguan më të saktë. Për Spanjën gabuan Koke dhe Aspas. Spanja arriti të shënojë që në minutat e para të ndeshjës më anë të një autogoli, çka dha përshtypjen se Spanja mund të fitonte me edhe me ndonjë goleadë. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe në minuten e 40 ishte Pique ai që me një prekje topi me dorë në zonë dhuron një penallti për kundërshtarët, cila shndërrohet në gol nga Artem Dzyuba. Me këtë rezultat mbylet pjesa e parë dhe e dytë e ndeshjes.
Ishte ndeshja e parë që shkoi në shtesë në këtë botëror dhe pavarësisht tentativave të shumta nga ana e spanjollëvë rezultati nuk ndryshoi deri në fersëllimën e fundit të arbitrit. Nga pika e penalltive Rusia ishte më e saktë dhe shkon në 1/4 e botërorit. Në ndeshjen tjetër Rusia do përballet me fituesin e çiftit Kroaci-Danimarkë , e cila luhet në darkë.